‘Dosjet, vendim historik
Rrëshen -Kryeministri Sali Berisha, e ka vlerësuar si ngjarje historike miratimin në Kuvend të ligjit për hapjen e dosjeve. I ndodhur në inspektimin e rrugës Rrëshen-Kalimash, kreu i qeverisë theksoi se hapje e dosjeve ishte e domosdoshme, megjithëse është vonuar kaq shumë. “Ligji i miratuar është fitore mbi krimin politik”-tha kryeministri Berisha, ndërsa shtoi se me votimin e mbrëmshëm, Parlamenti shqiptar ka bërë histori.
“Vota në parlament për ligjin e dosjeve ka qënë një fitore historike. Ligji është një fitore mbi krimin ekonomik. Parlamenti shqiptar dje ka bërë histori me miratimin që i dha një cështjeje kaq të domosdoshme”, theksoi Berisha.
Në të njëjtën kohë ka reaguar edhe Partia Socialiste. Sekretarja e marrëdhënieve me jashtë në PS, Arta Dade theksoi se selia rozë ishte e shqetësuar nga kalimi i ligjit, që sipas saj ka shkelu përvojën evropiane.
Dade tha se kryeministri Berisha ishte “shurdh” ndaj këshillave të partnerëve ndërkombëtar si të SHBA-ve, Britanisë dhe Këshillit të Evropës. “Qëndrimi i PS është pro hapjes së dosjeve”-nënvizoi Dade, ndërsa shtoi se me miratimin e këtij ligji Berisha do të thellojë abuzimin me pushtetin.