E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK thirrje Topit

Tiranë -Kryetari i Partisë Demokristiane Anton Gurakuqi, ka përshëndetur sot miratimin e ligjit për lustracionin (hapjen e dosjeve) nga Kuvendi i Shqipërisë. “Ne shprehim bindjen se miratimi i një ligji të tillë përbën hapin e parë, por shumë thelbësor, të detyrimit moral që shoqëria shqiptare i ka disa mijërave viktimave të komunizmit. Besojmë dhe shpresojmë që një ligj i tillë do të vendosë sadopak në vend dinjitetin e nëpërkëmbur të shqiptarëve nga regjimi më i egër që ka njohur Europa pas luftës së dytë botërore”-theksoi Gurakuqi për mediat.

Më tej, kryetari i PDK-së, tha se ku ligj përbën një shlyerje ndaj mijërave shqiptarë të pushkatuar, burgosur dhe internuar, me ose pa gjyq, ndërsa ka shprehur bindjen se ligji do të veprojë me forcën e duhur ndaj xhelatëve, ndaj atyre njerëzve që s’kanë as dinjitetin më të vogël njerëzor dhe që sot nuk kanë kurajo minimalisht t’i kërkojnë falje viktimave apo pasardhësve të tyre.

PDK i ka bërë thirrje të majtës shqiptare që të dëshmojë se nuk është pasardhëse direkte e ish-Partisë Komuniste apo Partisë së Punës, ndërsa i ka kërkuar presidentit të Republikës që të dekretojë ligjin sa më shpejt që të jetë e mundur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›