E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA,e shqetësuar për ligjin e dosjeve

Edhe Ambasada e SHBA-së ka shprehur shqetësimin e saj për kalimin e shpejtë në kuvend të ligjit të dosjeve. Me anë të një komunikate, diplomati amerikan në Tiranë, ambasadori John Withers thotë se ndjehet thellësisht i shqetësuar që ligji kaloi në kuvend. Ai shprehet se "Dokumenti i hartuar nga partia demokratike ngre pikëpyetje serioze tek partnerët ndërkombëtarë, ngre pikëpyetje qeverisëse, ligjore si edhe kushtetuese". Në komunikatë Ambasada Amerikane i bën thirrje qeverisë shqiptare të konsultohet më parë me ekspertë ndërkombëtarë.Edhe më herët, pa u votuar në kuvend, ambasadori Withers kishte shprehur rezervat e tij për këtë ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›