Përplasja, tre të plagosur në rrezik për jetën

Elbasan, 23 Dhjetor, 12:45, NOA - Plagosen tre persona si pasoj e një aksidenti automobilistik. Policia e Elbasanit tha për agjencinë NOA se, ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Kryqëzimi i Cërrikut në Elbasan, rreth orës 11 të ditës së sotme.
Sipas burimeve të policisë “motori me targa EL 519 D me drejtues 15-vjeçarin me iniciale D. S është përplasur me një biçikletë, që drejtohej nga 69-vjeçari Meleq Baushi. Në motor ndodhej dhe një pasagjer 15-vjeçar R. C, të cilët janë plagosur rëndë dhe janë transportuar për në spital”.
Sipas burimeve spitalore tre të plagosurit ndodhen në spitalin kirurgjik të Elbasanit në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime nga policia bëjë me dije se biçikleta i ka prerë rrugën motorit, i cili ishte me shpejtësi të madhe.
Zona te Kryqëzimi i Cërrikut shpesh bëhet problematike për kalimin si të automjeteve ashtu edhe këmbësorëve.
s.f/NOA