E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: Letërnjoftimet do sigurojnë standarde në zgjedhje

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani deklaroi në Kuvend se vetëm në Tiranë janë bërë 100 mijë aplikime për letërnjoftime. Sipas Nishanit, procesi i pasijesje me karta indentieti ka nisur në qyetetet më të mëdha. "Prioritet për të marrë letërnjoftimet kanë shtetasit që nuk kanë pasaporta", u shpreh Nishani. Duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ministri i Brenshëm u shpreh "Qeveria ka krijuar të gjitha mundësitë që të krijohet një regjistër i sigurt elektronik. Kjo qeveria ka sjelle standarde reale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare". Sipas Nishanit, pastrimi i sistemit elektronik nga dublimet, do mundësojë zgjedhje me standarde. "Sot po bëjmë lista që një shtetas të figurojë vetëm një herë në regjistër, në këtë mënyrë ai do të dijë ku do votojë dhe do votojë vetëm një herë", theksoi Nishani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›