Përplasen tre makina,vdes foshnja
Një foshnje dymuajshe ka mbetur viktimë sot e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Laç-Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi kur autoambulanca është përplasur me dy makina të tjera, duke lënë të vdekur në vend fëmijën e vogël. Ai po transportohej për në Tiranë nga ku do të shtrohej në spital, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Por për fat të keq, udhëtimi i tij ka përfunduar në autostradë. Foshnja ishte brenda ambulancës, kur janë përplasur makinat. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e ambulancës shtetasin Guri Lala, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.