Downing dhe Enrique në shitje

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka njoftuar mesfushorin Stewart Downing dhe mbrojtësin e krahut të majtë, Jose Enrique se nuk kanë të ardhme në Anfield Road, ka njoftuar Sunday Mirror.
Downing u bë përforcimi i katërt më i shtrenjtë në histori të Liverpoolit kur erdhi në korrik të vitit 2011 nga Aston Villa për 20 milionë funte. Por, ai nuk ka lënë përshtypje të mira në muajt e fundit dhe rrezikon të shitet gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ngjashëm me të edhe Enrique ka humbur vendin në skuadër dhe mund të largohet gjatë dimrit.