Gerrard shpreson në mrekulli

Steven Gerrard nuk ka ndërmend të largohet nga Liverpooli pavarësisht se është i vetëdijshëm se nevojitet një “mrekulli” që skuadra e tij të triumfojë në Premierligë.
Gerrard, 32 vjeç ka kaluar gjithë karrierën e deritashme me klubin nga Anfield Road. Edhe pse ka fituar tituj të rëndësishëm përfshirë Ligën e Kampionëve, Gerrard nuk ka qenë në gjendje të shijojë triumfin në Premierligë, që i mungon Liverpoolit nga viti i largët 1990. Edhe pse pranon se do ta ketë vështirë të realizojë objektivin e shumëpritur, Gerrard zotohet se nuk do të braktis ekipin.
“Ajo që kam arritur këtu, ndjenja dhe dashuria ime për këtë klub, janë shumë të rëndësishme për mua. Nuk jam futbollist vetjak i cili mendon të braktis ekipin dhe të synoj të fitoj ligën diku tjetër, edhe pse e pranoj se nevojitet një mrekulli për ta fituar me Liverpoolin”, deklaroi Gerrard për Sunday Times.