Keane, trajner i Kasimpasa

Roy Keane është shumë pranë rikthimit në detyrën e trajnerit. Ish mesfushori i Manchester Unitedit pritet të emërohet në krye të skuadrës nga elita e futbollit turk, Kasimpasa, kanë njoftuar mediet angleze të dielën.
Keane ka qenë i angazhuar si analist në televizion pas shkarkimit nga Ipswich vitin e kaluar dhe ka vendosur të vazhdojë karrierën në Turqi.
Edhe pse ishte pritur se ai do të marrë rol të ri te ndonjë skuadër angleze, Kasimpasa ka shprehur interesim për shërbimet e tij dhe thuhet se palët janë shumë pranë marrëveshjes.