E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG kërkon Ronaldon

Sipas të përditshmes sportive katalane Sport, Paris Saint-Germain do të synojë transferimin e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo në fund të këtij stinori.

Sport ka njoftuar të dielën se gjiganti francez me në krye drejtorin e përgjithshëm, Leonardo ka bërë kontaktet e para me Jorge Mendesin, menaxher i reprezentuesit portugez. Ronaldo, disa javë më parë shprehu pakënaqësinë e tij në Santiago Bernabeu dhe theksoi se ndihet i mërzitur në klub.

Andaj, spekulohet se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me Realin. PSG e pret ‘krahëhapur’ së bashku me yjet e ekipit, Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva e të tjerë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›