Pa fitues në Gjilan e Prishtinë
Prizrenasit kanë kaluar të parët në avantazh prej 0:1 në minutën e 59-të nëpërmjet Besart Islamajt. Por, Drita i ka barazuar shifrat në 1:1 në minutën e 67-të me golin e Rohan Foniqit.
Por, vendasit nuk kanë mundur të fitojnë pavarësisht përpjekjeve të mëdha. Mirëpo, ata edhe kanë mundur të humbnin, sikur Meha të ishte më i saktë në pjesën e parë kur e ka qëlluar shtyllën.
Hajvalia – Ferronikeli 0:0
Përballja mes dy anëtarëve të rinj të Superligës, Hajvalisë e Ferronikelit, e zhvilluar të dielën në kryeqytet, ka përfunduar pa fitues.
Dueli mes tyre ka përfunduar pa gol, gjë që i zhgënjeu shikuesit në tribunat e stadiumit të Flamurtarit.
Hajvalia ka bërë përpjekje më të mëdha për të shënuar, kurse mysafirët golin e kërkonin kryesisht nëpërmjet kundërsulmeve, por asnjëri ekip nuk ka shënuar, me ç’rast në fund ndanë pikët.
Tabela ND GD PI
1. Trepça ’89 7 9 17
2. Prishtina 7 7 16
3. Drita 7 -4 12
4. Trepça 7 4 11
5. Hajvalia 7 1 9
6. Vëllaznimi 7 0 9
7. Hysi 7 2 7
8. Drenica 7 -2 6
9. Ferronikeli 7 -3 7
10. Liria 7 -2 6
11. Kosova (V) 7 -7 6
12. Besa 7 -9 5