E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferdinand, braktise Anglinë

Sir Alex Ferguson ka këshilluar Rio Ferdinandin të përfundojë karrierën e tij me Anglinë dhe të rezervohet për Manchester Unitedin. Qendërmbrojtësi 33 vjeç nuk është paraqitur për ekipin përfaqësues prej kur selektori i ri Roy Hodgson e injoroi për Euro 2012.

Dhe, Ferguson mendon se Ferdinand duhet të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar. “Rio mund ti kryej punë Anglisë, pa dyshim. Por, nuk shoh ndonjë nevojë. Ai duhet të përqendrohet në karrierën e tij këtu. Kështu do të preferoja”, deklaroi Ferguson për tabloidin britanik The Sun.

Pas tërheqjes së John Terryt, spekulohet se Ferdinand mund të rikthehet në ekipin e Anglisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›