Shaqiri me flamur kosovar, serbët: Të pezullohet!
Mbajtja e flamurit kosovar nga Xherdan Shaqiri në finalen e Championsit ka zemëruar Federatën Serbe të Futbollit. Kryetari i FSS, Tomislav Karaxhiç, ka thënë për mediat se do të apelojnë mbi këtë veprim në UEFA dhe FIFA, duke kërkuar pezullimin e futbollistit shqiptar Shaqiri. Ai tha se për serbët ky veprim i Shaqirit është i papranueshëm dhe do të kërkojnë që ai të dënohet, ashtu si notari serb Milorad Çaviç, që u pezullua pasi mbante një t-shirt: "Kosova është Serbi!". "Të gjithë u befasuam kur pamë Shaqirin teksa mbante flamurin kosovar. Unë nuk e kuptoj se si kjo u lejua. Kosova nuk është e njohur nga Kombet e Bashkuara, FIFA apo UEFA, kështu që ne e shohim këtë si një dështim të organizatorëve, deklaroi kreu i futbollit serb", - tha Karaxhiç.
REAGIMI
Reagimit josportiv serb për ankesën në UEFA në lidhje me flamurin e Kosovës në finalen e Ligës së Kampionëve, i kundërvihet presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri. “Përshëndes gjestin e Shaqirit. Atë që ai e bëri është shumë normale. Deshi vetëm që në momentet e gëzimit t’i tregojë të gjithë nga është, cilit vend i takon dhe prej nga janë rrënjët e tij”, - tha Vokrri, që shton: “Federata serbe dhe të gjithë duhet të kuptojnë se Kosova është shtet. Na kanë pranuar më shumë se 95 shtete.” Ndërsa për dënimin e notarit serb, i cili shkruante në bluzë “Kosova është Serbi”, Vokrri e kishte përgjigjen e gatshme: “Edhe kjo dëshmon se Kosova është shtet. Federatën serbe e presin ditë të vështira, sepse presioni në UEFA dhe FIFA që Kosova të luajë ndeshje ndërkombëtare është i madh.”
(e.m/E.Ilnica/BalkaNWeb)