Pensionet, formularët që llogarisin vjetërsinë e punës
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Emigrantët mund të autorizojnë të afërmit e tyre, për të lidhur marrëveshje me strukturat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në rrethin ku kanë banuar. Te ky i fundit është arkivuar edhe vjetërsia në punë e tij. Personi i autorizuar, së bashku me një certifikatë personale, paraqitet në Agjensinë e Sigurimeve Shoqërore, ku do të marrë informacionin e duhur dhe do të lidhë një akt-marrëveshje për periudhën që do të paguajë. Për ata emigrantë që disponojnë librezat e punës, do të ishte një lehtësim si për ata ashtu dhe për sigurimet shoqërore, për të konfirmuar saktësisht vjetërsinë në punë dhe do të shërbente si bazë për sigurimin e viteve të tjera të munguara. Për ata emigrantë që nuk disponojnë librezat e punës, të shënojnë periudhat e viteve të punës dhe të siguruara në Shqipëri, si dhe të llogarisin vitet e munguara që nevojiten për t u siguruar.
Greqi
Për emigrantët me banim në Greqi, sigurimin vullnetar si dhe pagesën për këtë sigurim mund ta bëjnë në Greqi, në qytetet Athinë dhe Selanik në degët e Bankës IntesaSanpaolo. Kjo mbasi ISSH ka një kontratë me këtë bankë e cila ka filiale në Greqi, ku ka marrë përsipër sigurimin vullnetar të shtetasve shqiptarë duke u krijuar atyre të gjitha lehtësitë e këtij sigurimi. Duke vepruar si agjent i ISSH-së, kjo bankë ka marrë përsipër t u japë informacon të interesuarve për sigurimin vullnetar, të lidh marrëveshje në emër të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, duke vepruar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore që veprojnë në këtë fushë. Për personin e interesuar për sigurimin vullnetar, si dukument identifikimi në mungesë të certifikatës personale të lindjes apo të pasaportës, mund të pranohet edhe dokumenti i lëshuar nga autoritetet shtetërore greke.
Itali
Për emigrantët me banim në Itali, Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka lidhur marrëveshje me disa patronate, si (Patronato INAS – CISL, Patronato ACAI, Patronato ENAS – UGL), të cilat kanë marrë përsipër që me shpenzimet e tyre, të informojne falas emigrantët shqiptarë për sigurimin shoqëror të tyre dhe mundësinë e përfitimit të një pensioni ose të një përfitimi tjetër nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore. Një korrespondencë intensive ka nisur ndërmjet INAS CISL dhe ISSH-së, për t ju përgjigjur në kohë kërkesave të emigrantëve që synojnë në këto drejtime kryesore: Së pari në informacione të ndryshme që kërkojnë për përfitimet që rjedhin nga ligji i sigurimeve shoqërore, dhe së dyti kërkohet konfirmim i vjetërsisë në punë që kanë në Shqipëri.
Formularët
“Nga ana jonë janë hartuar dy formularë, ku njëri prej tyre është për sqarime për problemet që kanë emigrantët dhe formulari i dytë për konfirmim periudhash kontributive për çdo emigrant që e kërkon. Në ISSH është krijuar një platformë e hollësishme bashkëpunimi, si dhe grupi i punës për të ndjekur këtë ecuri, dhe për t ju përgjigjur në kohë kërkesave të emigrantëve në Itali,” thonë burime nga ISSH. Platforma e bashkëpunimit synon së pari informimin e emigrantëve për kërkesat dhe përfitimet nga ligji i sigurimeve shoqërore. INAS CISL ka botuar fletëpalosje, manuale dhe postera, për përfitimet e emigrantëve nga legjislacioni i sigurimeve shoqërore, e cila krahas komunikimit me emigrantët, duke qenë i përhapur nëpërmjet 800 zyrave në të gjithë vendin bën shpërndarjen e tyre. Emigrantët shqiptarë, me asistencën e punonjësve të këtij institucioni plotësojnë formularët që paraqiten më poshtë sipas problematikës që kanë.
Posta
Me plotësimin e formularëve, degët e INAS CISL, në mënyrë elektronike i dërgojnë kërkesat në ISSH, sipas adresave të e-mail të ekspozuara në fletëkërkesë. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, me marrjen e fletëkërkesave, bën klasifikimin e tyre. Për kërkesat që kërkojnë sqarime, jepet përgjigje e menjëhershme, brenda ditës. Për fletëkërkesat që kërkojnë konfirmim periudhash kontributive, brenda ditës dërgohen në Drejtoritë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, ku emigranti kërkon verifikimin. Për të vetpunësuarit në bujqësi dhe pensionistët përgjigja kthehet po në formë elektronike, brenda dy (2) ditëve nga marrja e kërkesës. Përsa i përket vjetërsisë në subjektet urbane, ku ende nuk ka përfunduar informatizimi i sistemit, mëgjithëse afati ligjor për verifikimin dhe konfirmimin në arkiva është për 5 muaj, përgjigjet e dhëna nga ana jonë kanë qenë jo më shumë se 15 ditë nga dita e ardhjes së kërkesave.
Bashkëpunimet
Përsa i përket emigrantëve në Greqi, ku mungojnë këto organizma, Instituti i Sigurimeve Shoqërore, ka bërë takime në Athinë, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të emigrantëve shqiptarë, si shoqata, organizatë, sindikata si dhe të përfaqësuesve të shtypit shqiptar në Greqi dhe përfaqësisë diplomatike. Këtyre të fundit iu është dhënë një informacion i plotë për sigurimin e emigrantëve, duke i pajisur me manuale për sigurimin shoqëror të të gjithë kategorive të emigrantëve. “Nga ana e këtyre organizmave, sidomos nëpërmjet shtypit, janë bërë shumë kërkesa nga emigrantët, ku nga ana jonë janë dhënë përgjigje, qoftë në mënyrë direkte në adresat e emigrantëve, si dhe në rubrikat me problemet e sigurimeve shoqërore që nga ana jonë përgjigjet janë dërguar brenda një kohe shumë të shkurtër. Po kështu takime bilaterale ISSH ka bërë me INPS (Instituti Nacional i Sigurimeve Shoqërore) në Itali, si dhe IKA në Greqi, me qëllim shkëmbim informacioni reciprok për të gjitha problemet, me synim parapërgatitjen paraprake, për një marrëveshje ndërqeveritare për njohejn respektive të periudhave të vjetërsisë në punë,” sqaron më tej specialisti në ISSH, Naim Balluku. Për të patur një ide më të qartë për kërkesat e emigrantëve në drejtim të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, po paraqesim edhe dy formularët kryesorë, të miratuar, për informimin e emigrantëve dhe të familjarëve të tyre në Shqipëri.
Sigurimi vullnetar për emigrantët
1. Vazhdim vullnetar të sigurimit kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të cilët janë larguar nga sigurimi i detyrushem dhe nëpërmjet marrëveshjes për këtë fushë sigurimi, bëjnë sigurim vullnetar.
2. Mbulim vullnetar të periudhave të kaluara kanë të drejtë të bëjnë personat e interesuar të cilët paguajnë kontribute vullnetare për periudhat e kaluara dhe jo për vitin korent. Kontributi që do të paguhet, do të jetë në masën e kontributit minimal në kohën e pagesës së tyre. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar.
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009