Mungesa e parave, hidhen në treg 9.33 miliardë lekë
Autori i Lajmit: red.
Mungesa e parave në treg ka detyruar Bankën e Shqipërisë të ndërhyjë me anë të marrëveshjes së anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor mesatarisht 9.33 miliardë lekë në javë. Për të normalizuar sjelljen e bankave ndaj normave të interesit të ofruara për marrjen e likuiditetit nga Banka e Shqipërisë, Banka e Shqipërisë ndryshoi formën e ankandit të marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes me maturim njëjavor në ankande me çmim fiks si dhe përdori marrëveshjet e anasjellta të riblerjes me maturim më të gjatë se një javë dhe instrumentet e përhershme. Konkretisht, u injektuan mesatarisht 3.2 miliardë lekë në tre raste përdorimi të marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes me maturim njëmujor dhe 3.25 miliardë lekë në dy raste përdorimi të marrëveshjeve të anasjellta të riblerjes me maturim tremujor. Banka e Shqipërisë bleu me të drejta të plota bono thesari nga bankat e nivelit të dytë në nivelin 11 miliardë lekë (vlerë nominale). Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008, për investimin e likuiditeteve të lira të krijuara në bazë ditore, bankat përdorën depozitën njëditore, niveli mesatar ditor i të cilës ishte 2.78 miliardë lekë, në krahasim me 5.07 miliardë lekë në tremujorin e kaluar.
Ky lajm është publikuar: 21/05/2009