Janë paret e mia, që ti po i harxhon për qejfet e tua!
Nëse do na pyesin më vonë cilat janë tiparet e shoqërisë shqiptare të viteve 2000, do t’u themi: Korrupsioni, nepotizmi, kapja e shtetit. Dhe të gjitha këto, bëhen në kurrizin tonë: paret që këto politikane harxhojnë pa turp nëpër darka e dreka, nëpër ekskursione apo vizita, për të blerë makina luksoze (a thua se nuk blejnë dot makina të zakonshme këta) etj., janë pare që xhepi jonë i paguan.
Nëse do harxhoheshin ndryshe?
Do ishte ndryshe. Sepse këto pare do shkonin për një shkollë, për një fabrikë, për një spital, për një rrugë. Janë gjëra për të cilat kemi vërtet nevojë. Pra duhet me ju thanë STOP! Janë paret e mia, që ti po i harxhon për qejfet e tua!