E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kësaj i thonë koha tek ne s'është flori, por baltë

 

Mëkati kryesor i Nano-Saliut ky ka qenë: Që të dy u lejuan nga kasta jonë politike të sundojnë me parimin: c'themi ne, të bëhet. Që nga emërimet me bazë miqësinë e sëmurë, që nga ndërtimet, njëri bëj tjetri prish, që nga lulëzimi i hajdutërisë, abuzimet me pronat, dhe gjithë të këqijat e tranzicionit. Kësaj dysheje i takojnë ashtu si dhe të mirat, që janë shume pak në krahasim me dobësitë.

Çarja e PD-së vërteton që Berisha e kish gabim si ka qeverisur. Ai ka pasur besim në vetvete, më shumë nga sa i ka aftësitë për punë të mbara. Brenda demokracisë më të dy këta sundimtarë është zhvilluar një monizëm i ri, një qeverisje e njëshit, e kamufluar, e maskuar. Nano përdori shumë fuqinë e parasë, që bëri ç'desh ai, Berisha fuqinë e emërtimeve të tarafit të tij.

Pas kaq vitesh politikanet tanë u zgjuan nga gjumi që po çahet PD-ja. Kësaj i thonë koha tek ne s'është flori, por baltë. Afro 20 vite me mbeturinat e neodiktaturës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›