E Diel, 1 Nëntor 2026

Draft i ri ligjor për ndryshime në ligjin “Për dëmshpërblimin ish- të dënuarve politikë”

Komisioni parlamentar i Ligjeve diskutoi sot rreth disa ndryshimeve në ligjin "Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist", të propozuara nga deputeti i PD-së, Astrit Bushati. Drafti synon të plotësojë një vakum ligjor në ligjin aktual për disa kegori personash të persekutuar nga regjimi komunist dhe të dënuar nga ligjet speciale në vitet 1945-1946. P/ligji iu mundëson familjarëve të personave të dënuar apo të pushkatuar, që nuk kanë qënë të martuar, për të përfituar nga ky ligj. Duhet theksuar se këta familjarë, pavarësisht nga persekutimi i veçantë që kanë pësuar për këtë shkak dhe përkujdesja e posaçme për të afërmit e tyre të pamartuar, gjatë gjithë periudhës së persekucionit të tyre nga regjimi komunist, nuk kanë përfituar nga ligji i miratuar në vitin 2007. Deputetët e të dyja palëve në komision e mbështetën nismën e deputetit Bushati, ndërkohë që  përfaqësues  të Ministrisë së Financave shprehën rezerva lidhur me faturën financiare të p/ligjit. Sipas tyre, nisma ngrin shpërndarjen e dëmshpërblimit aktual sipas ligjit ekzistues, i cili në buxhetin e shtetit të vitit 2008 kap shifrën e rreth dy miliardë lekëve. Ndërkohë, që zgjerimi i listës së përfituesve është një faturë e madhe suplementare. Deri në dhjetor 2008 janë depozituar rreth 16 mijë kërkesa për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve të regjimit komunist. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›