E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada Italiane, rregullat e reja për lëvizjet e emigrantëve

Autori i Lajmit: red.
Ambasada Italiane ka bërë dje të ditur procedurat e reja me të cilat qyterarët shqiptarë do të lëvizin drejt territorit italian pas datës 31 janar. Sipas të dhënave në këtë datë mbaroi afati i lehtësimit me karakter të jashtëzakonshëm, parashikuar nga dokumenti 400/C/2008/2952, në favor të qytetarëve të huaj në zotërim të kuponit postar të rinovimit të lejes së qëndrimit ose të lëshimit të parë për punësim, vetëpunësim apo për bashkim familjar, për t u kthyer ne Itali duke tranzituar përmes territoreve të shteteve anëtare. Ministria e Brendshme Italiane ka konfirmuar gjithsesi se ngelen në fuqi dispozitat e shpërndara më parë që u lejojnë të huajve në zotërim të kuponit postar të rinovimit të lejes së qëndrimit ose të lëshimit për herë të parë të saj për punësim, vetëpunësim apo për bashkim familjar, të kthehen në vendet e origjinës apo të banimit të përhershëm me disa kushte. Ato parashikojnë që dalja dhe rihyrja në Itali të bëhen nga e njëjta pikë kufitare, që udhëtimi të mos parashikojë tranzit në vende të tjera Shengen, i huaji të paraqesë pashaportën së bashku me vizën e hyrjes, në mënyrë që të kuptohen arsyet e qëndrimit (punësim, vetëpunësim apo bashkim familjar), ose me lejen e qëndrimit për të cilën ka kërkuar rinovim (kopje ose origjinalin) si dhe faturën e postës italiane dhe në fund, personeli i kontrolleve kufitare duhet të vulosë dokumentin e udhëtimit (pashaportën) dhe kuponin, që do të paraqiten nga personi që i zotëron, në momentin e daljes dhe rihyrjes në Itali.

Box
4 kushtet
1) dalja dhe rihyrja në Itali të bëhen nga e njëjta pikë kufitare;

2) udhëtimi të mos parashikojë tranzit në Vende të tjera Shengen;

3) i huaji të paraqesë pashaportën së bashku me vizën e hyrjes, në mënyrë që të kuptohen arsyet e qëndrimit (punësim, vetëpunësim apo bashkim familjar), ose me lejen e qëndrimit për të cilën ka kërkuar rinovim (kopje ose origjinalin) si dhe faturën e postës italiane;
4) personeli i kontrolleve kufitare duhet të vulose dokumentin e udhëtimit (pashaportën) dhe kuponin, që do të paraqiten nga personi që i zotëron, në momentin e daljes dhe rihyrjes në Itali.

Si kerkohet pashaporta jashtë Shqipërisë

1. Rrugët se si mund të pajiset shtetasi me pasaportë udhëtimi

Shtetasit shqiptarë të cilët ndodhen me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, që nuk kanë mundësi të vijnë në atdhe për t u pajisur me pasaportë për jashtë shtetit dhe përmbushin kërkesat ligjore, aplikojnë për t u pajisur me pasaportë duke shfrytëzuar dy mundësi:

a) Pranë Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Shqipërisë ku ata janë rezidentë. Në këtë rast shtetasit shqiptarë duhet të veprojnë sipas këtyre rregullave:

Të paraqiten personalisht pranë Përfaqësisë Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Shqipërisë në vendin ku ata janë rezidentë për të aplikuar në procedurat e pajisjes me pasaportë.

Para se shtetasi të bëjë kërkesën për pasaportë duhet të ketë kryer ndryshimet e akteve të gjendjes civile në rregjistart themeltarë në Shqipëri, nëse kanë ndodhur të tilla.

b) Me anë të një prokure të posaçme noteriale.

Prokura e posaçme mund të bëhet tek nëpunësi i përfaqësisë ose tek autoritetet kompetente të vendit përkatës. Në rastin e dytë ajo duhet të legalizohet në përfaqësinë tonë diplomatike ose konsullore si dhe të përkthehet në gjuhën shqipe. Në çdo rast prokura e posaçme depozitohet dhe ruhet sëbashku me dokumentet e tjera.MPJ të vendit përkatës.

2. Dokumentacioni për aplikim për pasaportë:

2/1 Për shtetasin madhor, mbi moshën 16 vjeç

a) Kërkesa për pajisje me pasaportë konform Udhëzimit të Ministrit të Punëve të Jashtme, e firmosur nga aplikanti dhe e vërtetuar nga nëpunësi konsullor.

b) Formulari për pasaportë (Udhëzimi nr. 7677 dt. 3.12.2002, të MPJ, MRP dhe MF) që plotësohet nga nëpunësi konsullor.

c) 4 copë fotografi aktuale, të përmasave 4 x 5 cm me ngjyra dhe me sfond të bardhë, pamje ballore dhe fytyra të zërë 70% të saj ( Sipas modelit në Udhëzimin e Ministrit të Punëve të Jashtme nr. 4096 dt. 24.06.03)

ç) Çertifikatë lindjeje me fotografi për pasaportë, të njëjtë me 4 fotografitë që dorëzon në përfaqësi. Çertifikata të merret në vendbanimin e tij të përhershëm në Shqipëri dhe të përmbajë numrin e rregjistrit themeltar, numrin e faqes në rregjistër dhe numrin rendor të shtetasit.

d) Mandati i arkëtimit, një kopje e të cilit dërgohet në MPJ bashkë me dokumentacionin (një kopje i jepet të interesuarit)

2/2 Për shtetasin e mitur nen moshen 16 vjeç:

a) Kërkesa për pajisje me pasaportë sipas Udhëzimit të Ministrit të Punëve të Jashtme me nr. 4096, e firmosur nga dy prindërit dhe e vërtetuar nga nëpunësi konsullor.

b) Formulari për pasaportë (Udhëzimi nr. 7677 dt. 3.12.2002, të MPJ, MRP dhe MF) që plotësohet nga nëpunësi konsullor.

c) 4 copë fotografi ( në zarf) të përmasave të njëllojta me ato që paqaqesin shtetasit madhorë.

ç) Çertifikatë lindjeje me fotografi për pasaportë, me të njëjtat kërkesa si për rastin e shtetasve madhorë.

d) Mandati i arkëtimit, si në rastin e shtetasit madhor.

f) Çertifikatë familjare, në të cilën jepen të dhëna përmbi përbërjen familjare;

g) Për rastet e fëmijëve të divorcuar, vendim gjykate, kopje e noterizuar e vendimi gjykate, me të cilin dokumentohet divorci dhe kujdestaria. Për rastet e fëmijëve me një prind, dokumenti ligjor që dokumenton mospasjen e prindit tjetër, ose kopje e noterizuar e tij;
Për këta fëmijë, kërkesa për pajisje me pasaportë firmoset vetëm nga prindi që ka fëmijën në ngarkim;

3. Plotësimi i formularit dhe vendosja e fotografive

a) Formulari plotësohet qartë dhe me gërma kapitale nga nëpunësi konsullor.

b) Nëpunësi konsullor nënshkruan formularin duke shënuar emrin, mbiemrin e funksionin, si dhe hedhur firmën poshtë rubrikës „Pranuesi “. Formulari plotësohet edhe për aplikimin e shtetasit të mitur;

c) Dy fotografitë që vendosen në formular, duhet të vendosen në vendet e caktuara, sipas modelit të dërguar në përfaqësi.

4. Nënshkrimi në kuadratin rozë

a) Shtetasi madhor dhe i mituri në moshë shkollore, që di të shkruajë, nënshkruajnë në kuadratin rozë duke hedhur lirshëm me dorë emrin dhe mbiemrin;

b) Për të miturin nën moshën shkollore, që nuk di të shkruajë, njëri prind shkruan lirshëm me dorë emrin dhe mbiemrin e fëmijës;

c) Është i papranueshëm formulari, në të cilin nënshkrimi në kuadratin rozë del jashtë kufijve të lejuar. Për këtë nëpunësi konsullor porosit shtetasin para nënshkrimit.

5. Prokura

5/1 Legalizimi i prokurave të përpiluara nga autoritetet e huaja;

a) Prokurat e përpiluara nga autoritetet e huaja (noterët publikë) para se të dërgohen nga i interesuari në Shqipëri, legalizohen paraprakisht nga përfaqësia shqiptare e akredituar në vendin përkatës;

b) Në vendet ku Shqipëria nuk ka përfaqësi të akredituar, prokura pasi të jetë legalizuar nga Ministria e Jashtme e vendit, legalizohet nga Drejtoria Konsullore, posti i legalizimit, me kushtin që në këtë post të jenë të depozituara më parë specimenet e firmave dhe vulave të të Ministrisë së Jashtme të vendit të huaj

5/2 Nënshkrimi në kuadrat

a) Për prokurat e përpiluara në përfaqësi nëpunësit konsullorë parashikojnë një kuadrat me përmasat e kuadratit rozë, ku porositësit të shënojnë me dorë lirshëm emrin dhe mbiemrin e tyre;

c) Për prokurat e hartuara nga autoritetet e huaja porositësit bëjnë kujdes që kuadrati të jetë përfshirë në prokurë.

d) Për të miturit prokura përpilohet me porosinë e të dy prindërve. Kur fëmija ka vetëm një prind, respektohen kushtet si në pikën 2/2.g.

e) Prokura është individuale për çdo shtetas dhe paraqitet në komisariatin përkatës në Shqipëri nga vetë personi i porositur. Ajo nuk shoqërohet me formular të tipit 2 të plotësuar. Përfaqësitë nuk mbajnë përgjegjësi për ecurinë e aplikimit me prokurë.

6) Çfarë duhet të bëjnë shtetasit kur humbin ose duhet të zëvendësojnë pasaportën e udhëtimit?

a) Kur shtetasit shqiptarë humbin pasaportën, duhet që menjëherë të bëjnë denoncimin në organet policore të vendit përkatës dhe të njoftojnë Përfaqësinë Diplomatike ose Konsullore në vendin ku janë rezidentë.

b) Në rastin kur ata ndodhen përkohësisht në Shqipëri, duhet të bëjnë denoncimin në Komisariatin e Policisë pranë rajonit ku ka ndodhur humbja e pasaportës.

c) Për t u ripajisur me pasaportë, shtetasit që e kanë humbur atë duhet të veprojnë njëlloj sikurse dhe shtetasit e tjerë që kërkojnë të pajisen nga e para me pasaportë, duke shtuar këtu dhe depozitimin e dokumentit denoncues për humbjen e pasaportës së parë.

d) Po kështu duhet të veprojnë shtetasit shqiptarë edhe në rastin kur duhet ta zëvendësojnë këtë dokument.

Në të dyja rastet e fundit, shtetasi është i detyruar që në kërkesën personale që ploteson në përfaqësinë diplomatike ose konsullore, të shënojë arësyen përse kërkon të pajiset me pasaportë të re si dhe të paguaj përveç vlerës prej 80 Euro ose 80 USD edhe taksën gjobë për këtë rast me të njëtjën vlerë prej 80 Euro ose 80 USD.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›