Vodhën makinën, katër në pranga
Autori i Lajmit: red.
Katër përsona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një autoveturë me targa TR 0892 G, por janë vënë në pranga pak minuta pas ngjarjes. Burime nga Policia e Durrësit bënë të ditur se mes tyre ka qenë edhe një punonjës policie, Martin Arrëza, punonjës në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë. Të ndaluarit e tjerë janë Gentian Shijaku, banues në Durrës, Dorian Dedja në Elbasan si edhe Artur Shijaku, banues në lagjen 16 të Durrësit.
Forcat e Policisë bënë të mundur gjetjen e automjetit në qytetin e Tiranës, të cilin e drejtonte Martin Arrëza. Pasi u bë ndalimi i tij, gjatë veprimeve hetimore, u bë i mundur edhe identifikimi e kapja e bashkëpunëtorëve të tjerë.
Arrestohen adoleshentët, grabitën një grua
Dy adoleshentë, 14 dhe 15 vjeç secili, i kanë vjedhur një shtetaseje çantën, bashkë me lekët dhe dy celularë që ishin brenda saj, por kapen menjëherë nga policia. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Shijak nga shtetasit I.P dhe H.P, të cilët kanë vjedhur çantën e shetases Luçie M., banore e qytetit të Durrësit. Në çantë, sipas deklarimit të saj, ndodheshin 2 aparate celulare të tipit “Nokia” dhe një kuletë me 37,700 lekë. Sipas të dhënave të policisë, në momentin e ndalimit të dy shetasve të lartpërmendur, atyre iu gjetën sendet e vjedhura. Ndërkohë procedimi penal ndaj tyre filloi në gjendje të lirë, pasi mosha e tyre është e mitur.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009