E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Mbretërisë së Bashkuat, Vernon Koker: Shqipëria ka provuar se është një aleate e denjë e NATO-s

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave në Tiranë Ministrin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Vernon Koker, i cili vlerësoi ndër të tjera se “Shqipëria e ka provuar tashmë se do të jetë një aleate dhe anëtare e denjë e NATO-s”. Ministri Koker, i cili ka nisur sot një vizitë zyrtare në Tiranë, shprehu në këtë takim vlerësimet e tij dhe të qeverisë britanike për arritjet dhe sukseset e Shqipërisë në rrugën e konsolidimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, institucioneve të pavarura kushtetuese dhe integrimit euroatlantik; bëri të ditur zyra e shtypit të Presidencës. Z. Koker u ndal dhe tek roli i rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon e më gjerë, duke theksuar domosdoshmërinë e vazhdimit të partneritetit të shkëlqyer dhe bashkëpunimit të frutshëm mes vendeve tona. Presidenti Topi e vlerësoi Mbretërinë e Bashkuar jo vetëm një vend mik, por dhe një aleate e fuqishme dhe një nga partnerët më të rëndësishëm në kuadrin dypalësh dhe atë të integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike. Ai shprehu interesimin e shtetit shqiptar për zgjerimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm mes dy vendeve në të gjitha fushat, por sidomos në aspektin e sigurisë dhe luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë drejtim, z. Topi vlerësoi bashkëpunimin në “kuadër të Misionit “PAMECA 3” për rritjen e nivelit të profesionalizmit të policisë shqiptare në drejtim të ruajtjes dhe kontrollit të kufijve, sigurisë kombëtare dhe rajonale, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, etj.

Pasi e njohu zyrtarin e lartë britanik me realizimin e suksesshëm të reformave kushtetuese, zgjedhore, etj, z. Topi shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Britania e Madhe i dha Shqipërisë në marrjen e ftesës për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit. Presidenti Topi dhe Ministri i Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar biseduan edhe për situatën në rajon duke ndarë të njëjtin mendim se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe krijimit të shtetit të ri demokratik e shumëetnik, paqja, siguria dhe qëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor janë rritur e forcuar ndjeshëm, duke bërë që vendet e rajonit të projektohen drejt zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit në familjen e madhe evropiane e strukturat euroatlantike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›