Ministri Basha uron kosovarët për 1 vjetorin e pavarësisë

Me rastin e përvjetorit të parë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme,Basha, i ka dërguar një mesazh urimi Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni, në të cilin i përcjell urimet më të ngrohta e më të përzemërta, për mirëqenien, përparimin dhe begatinë e Kosovës, qytetarëve dhe institucioneve të saj.Në një letër drejtuar Hysenit ministri Basha shkruan se shpreh vlerësimet e tij për arritjet e Kosovës gjatë këtij viti historik, në ndërtimin e shtetit ligjor, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe afirmimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Në këtë ditë feste e gëzimi të përbashkët për të gjithë shqiptarët dhe miqtë e tyre, më lejoni t'ju siguroj edhe një herë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe unë personalisht do të jemi pranë jush për të përballuar së bashku të gjitha sfidat, për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve tona, në të mirë të paqes e sigurisë në rajon dhe për përmbushjen e vizionit tonë të përbashkët për integrim në strukturat europiane dhe euroatlantike shprehet Basha
...