E Diel, 1 Nëntor 2026

Drafti hap garën për kreun e ri të Shërbimit Informativ

Projektligji

Ndryshimi i dytë i draftit për Shërbimin Informativ Shtetëror hap garën për zgjedhjen e drejtorit të ri të SHISH-it, i cili duhet të zgjidhej sipas të gjitha gjasave brenda muajit qershor. Neni 10 i projektligjit për “Disa ndryshime në ligjin nr. 9391, datë 28.10.1998 ‘Për Shërbimin Informativ të Shtetit’, i ndryshuar”, theksohet: “Në zbatim të nenit 5/1 të këtij ligji, drejtori dhe zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit emërohen në detyrë brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Në ndryshim nga neni 5/1 i këtij ligji, zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit herën e parë ka një mandat 3-vjeçar”. Duke bërë një konkretizim të datave, nëse ky ligj miratohet në seancën e 18 marsit dhe dekretohet nga Presidenti i Republikës sa më shpejt, do të duhet të hyjë në fuqi në javën e dytë të muajit prill. Pas kësaj date, deri në mesin e qershorit, kreu i shtetit, Bamir Topi, do të duhet të emërojë kreun e ri të Shërbimit Sekret Shqiptar me propozimin e Kryeministrit Sali Berisha.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›