E Diel, 1 Nëntor 2026

Tension në sallë mes Topallit dhe Braçes

Replikat

Seanca e djeshme parlamentare është karakterizuar nga tensioni dhe përplasja mes deputetëve socialistë me Kryetaren e Kuvendit dhe ministrat e LSI-së. Ka mjaftuar shprehja “mbylle gojën” që Kryetarja Jozefina Topalli e ka adresuar drejt deputetit Erion Braçe që seanca të ndërpritet dhe pas pesë minutash të vijë reagimi i kryetarit të grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, që kryeparlamentarja Topalli të lërë të gjithë deputetët socialistë të kenë të drejtën e fjalës në Kuvend. Tensioni i krijuar në sallë rrezikoi konsensusin dhe menjëherë situata është zgjidhur brenda pesë minutave. “Ju keni të drejtë dhe unë kam gabuar. Unë shkela rregulloren për t’i dhënë deputetit Braçe fjalën, kur nuk i takonte”, u shpreh kryetarja e Kuvendit. Seanca vijoi rregullisht, deri në momentin që çështja e “Albpetrolit” riktheu tensionin në sallë. Këtë herë ishte deputetja Ermonela Felaj e Beratit, e cila pas akuzave ndaj ministrit të Ekonomisë, në fund të fjalës i dorëzon atij fjalimin e saj përpara tavolinës. Ministri Dritan Prifti ia ka hedhur asaj fjalimin mbrapsht, gjë që shkaktoi debate në sallë.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›