Kërkohej për fallsifikim, i vëllai bën rezistencë policisë
Policia e Vlorës ka arrestuar mesditën e së enjtes dy vëllezër. Mësohet se njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim pak kohë më parë, ndërsa tjetri është prangosur pasi i ka bërë rezistencë policisë. Ka qenë ora 13:50 e së enjtes, kur pas një informacioni të marrë në rrugë operative, blutë e Vlorës kanë shkuar të ndalojnë Lulzim Shkurtajn, 23 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Gjiro0kastrës, për veprën penale të “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”. Sipas policisë, në momentin që blutë kanë tentuar të ndalojnë 23-vjeçarin, i vëllai i tij Helidon Shkurtaj, 32 vjeç, ka tentuar të prekë një armë tip Bereta, të cilën e kishte pa leje, me qëllim që të ndihmonte të vëllain të shpëtonte prej policisë. Blutë kanë arritur të neutralizonin të riun duke i marrë edhe armën, ndërkohë që dy vëllezërve u janë vënë prangat.
#