Rritja e pensioneve, sa një kastravec
Dalipi:
Rritjen e pagave dhe pensionet, socialistët i kanë argumentuar këtë herë në Kuvend, duke futur në sallën e Parlamentit kastravecin dhe peshkun. Deputeti i PS-së, Alfred Dalipi, ka treguar se qeveria ka rritur pensionet e pensionistëve baras me një kastravec, ndërsa pagat e qeveritarëve i ka rritur baras me një peshk. Të dyja këto deputeti Dalipi, pas fjalës së tij, i ka vendosur në tryezën e Kyeministrit në sallën e Kuvendit, megjithëse kreu i qeverisë nuk ndodhej në seancë gjatë këtij momenti.
#