Presim të kthesh fjalët në vepra
Kjo rezolutë thotë se është përgjegjësia e qeverisë dhe e opozitës, që të gjejnë një zgjidhje konkrete për mbylljen e krizës.
Kemi 12 muaj që në Parlament dhe jashtë tij kërkojmë një komision hetimor për zgjedhjet. Po të duhej rezoluta e Parlamentit Europian, po e citoj siç thotë ajo:
“- domosdoshmërinë e ngritjes të komisionit hetimor
-përbërjen e komisionit hetimor me shumicë nga opozita
-drejtimin e komisionit hetimor nga opozita, e kërkon rezoluta
-objektin e komisionit hetimor, që ne kemi 12 muaj që e kërkojmë, e kërkon rezoluta.
-kohën e cila duhet të përfundojë dhe t’ju paraprijë ndryshimeve dhe reformës në Kodin Elektoral, e kërkon rezoluta.
Ne jua kemi bërë apel 12 muaj rresht, të ulemi, të ulemi, të ulemi. Dhe ne jemi ulur, jemi ulur në këtë sallë, kemi marrë nismat tona politike, kemi marrë nismat tona ligjore, të cilat ju i kemi hedhur poshtë. Megjithatë më mirë vonë sesa kurrë. Ja ku jemi, ne këtu do jemi”.