E Diel, 1 Nëntor 2026

Të fillojmë menjëherë shqyrtimin

Kryeministri:

“Parlamenti kërkon bazuar në kërkesën e opozitës, hetimin e materialeve të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit dhe e përcakton këtë objekt hetimi të komisionit hetimor parlamentar, si dhe amendamentet për zgjedhjet e ardhshme. Jam këtu para jush t’ju bëj thirrje të fillojmë pa vonesë shqyrtimin, sipas metodikës që biem dakord, të materialeve të votimit. Kjo mendoj është një detyrim moral i mazhorancës ndaj opozitës, por kjo është gjithashtu, edhe një e drejtë ligjore e çdo deputeti, grupi deputetësh apo qytetari për të parë materialet e votimit. Ne i qëndrojmë plotësisht vendimit tonë që ju të udhëhiqni komisionin, që në mënyrën më të padiskutueshme, të keni shumicën në çdo votim në këtë komision, i qëndrojmë plotësisht që ju, si opozitë, të hartoni të gjitha amendamentet për zgjedhjet e ardhshme, në mënyrë që të gjeni nëpërmjet tyre garancitë më të mëdha ligjore”.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›