Shkrehje armësh në Shijak, shkak posterat
22/06/2009 Grisen posterat e PD-së dhe PS-së. Terrorizohen banorët, policia shoqëron disa persona.
SHIJAK- Shijaku është zgjuar dje nën terror duke vënë në gjendje alarmi efektivat e policisë së shtetit. Ende pa gdhirë mëngjesi i së dielës persona ende të mbetur anonim kanë shtënë me armë zjarri për më shumë se 1 orë duke zgjuar banorët e qytezës së vogël të Durrësit. Furgonë të policisë kanë qarkulluar për gjatë gjithë ditës së djeshme si dhe mësohet se disa të rinj janë shoqëruar fillimisht në komisariatin e Shijakut dhe që aty në mjediset e policisë së Durrësit. Pas këtij incidenti që ka prishur qetësinë e banorëve në javën e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, shtabet elektorale të PD e të PS në Shijak janë vënë përballë një prove shumë të madhe për të mbajtur nën kontroll situatën. Drejtori i policisë së qarkut të Durrësit, drejtues Ilia Nasi ka pranuar ngjarjen e pazakontë të ndodhur në Shijak, ndërsa ka thënë se po punohet për të mësuar të vërtetën. Nasi ka thënë se bëhet fjalë për irritimin e disa personave ende të paidentifikuar, të cilët kanë dëmtuar posterat elektorale të PD-së e të PS-së. Në paraditen e së dielës janë shoqëruar disa persona në polici, por emrat e tyre nuk janë konfirmuar nga policia dhe as nga shtabet elektorale.
Ngjarja
Rreth orës 03 të mëngjesit të së dielës disa persona të armatosur kanë zbrazur karikatorët e armëve duke krijuar klimën e terrorit në qytet. Të shtënat kanë vijuar për gati një orë me breshëri në ajër, ndërsa pas një ore ato janë rralluar duke realizuar të shtëna sporadike. Burime nga shtabi elektoral i PS-së, PD-së dhe LSI-së kanë pohuar se qyteti është zgjuar nën panik, ndërsa militantët kanë rendur drejt shtabeve të tyre elektorale për të mbrojtur selitë politike si dhe për të qenë mburojë në raste të tilla delikate. Krismat fillimisht janë dëgjuar në periferi të qytetit dhe vetëm pak minuta më pas edhe në rrugicat e brendshme të qytetit deri edhe në qendër fare pranë Pallatit të Kulturës dhe shtabeve elektorale. Në rrugët e Shijakut dje ka pasur fare pak lëvizje, ndërsa furgonë dhe mjete të tjera të policisë nga Shijaku, Durrësi e Tirana kanë patrulluar gjatë gjithë ditës. Pohime nga Shijaku bëjnë të ditur se është shtënë me pistoletë, me pushkë, çifte dhe automatik duke terrorizuar banorët e qytetit. Paniku duket se ka mbërthyer këtë qytet, i cili vijon të mbahet peng nga krismat e armëve si dhe incidentet e rënda me armë në periudhë fushate zgjedhore.
Kandidatët për deputet të PS-së në qarkun e Durrësit dhe ata të PD-së në këtë qark kanë shkuar me nxitim në Shijak për të marrë takim me krerë të shtabeve. Gjithashtu mësohet se disa kandidatë në këto zgjedhje janë takuar edhe me shefin e komisariatit të policisë së Shijakut. Në të gdhirë në Shijak kanë mbërritur efektiva në përforcim të patrullimeve në rrugët e lagjet e brendshme të qytetit. Sipas disa pohimeve në Shijak, kanë qenë disa të rinj ata që e kanë nisur ndezjen e situatës, e cila në Shijak në periudha fushate zgjedhore është e tensionuar. Drejtues të shtabit të PD-së dhe të PS-së nuk kanë dhënë asnjë shpresë se kjo situatë mund të qetësohet vullnetarisht. Ndërkohë autoritet e policisë së qarkut i kanë raportuar Ministrisë së Brendshme se situata në Shijak është tensionuar së tepërmi, gjë që mund të pasojë me incidente të tjera nëse policia nuk ndërhynë sa më parë.
PROVOKIMI
Këtë herë flitet se gjithçka ka nisur pas vendosjes së posterit të madh të Ilir Metës në hyrje të urës së Shijakut dy ditë më parë. Pas këtij veprimi PS-ja e PD-ja kanë nisur të vendosin në pikë të ditës flamuj ku kanë aktivizuar të rinj militantë. Por në disa rrugë, mure, banesa e avlli palët kanë ndeshur në kundërshtinë e banorëve të lagjeve që popullohen nga fise. Fërkimet kanë provokuar përdorimin e armëve. Krisma e të cilave ka shkuar duke u shtuar deri në zhvendosjen brenda në qytet për të mos u ndalur për më se 1 orë.