Huntelar kërkon të bëhet “djall”

Agjenti i Klas Jan Huntelar pohoi se sulmuesi i Ajaksit mund të transferohet te Mancester Junaitid. 24-vjecari synon një ligë elitare dhe "Old Traford" mund të jetë një destinacion i mundshëm. Holandezi e përfundoi kampionatin si golashënuesi më i mirë në kampionat dhe vazhdimisht ka treguar klas në lojën e tij. Edhe Barcelona është e interesuar për shërbimet e tij, duke ofruar sipas shtypit, 16 milionë sterlina. Agjenti i Huntelarit, Arnold Osterver tha për "Daily Express": "Klas dëshiron të lëvizë drejt një klubi të madh gjatë kësaj vere. Ai e pëlqen futbollin anglez dhe shikon ndeshje të Premier Ligës. Natyrisht, ai dëshiro të bashkohet me Junaitid".