E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester -Çelsi, beteja e fundit në Premier Ligë

Neser luhen betejat finale në Angli, ku Mancester Junaitid dhe Celsi, do të përpiqen të fitojnë titullin. Mancesteri i nevojitet të arrijë të njëjtin rezultat me atë që do të arrijë Celsi kundr Boltonit në shtëpi, teksa "Djajtë" do të udhëtojnë në Uigan. Bosi i Junaitid, Ferguson beson se do të jetë ekipi i tij që do të fitojë titullin. Por, Avram Grant pohon se Celsi meriton titullin pasi luan futbollin më të bukur në Angli. "Unë mendoj se ne kemi luajtur futbollin më të mirë muajin e fundit". Celsi është i pathyer në 20 ndeshjet e fundit në kampionat, teksa humbja e tyre e fundit ishte ajo e 16 dhjetorit me Arsenalin, i vetmi dështim i Grant, qysh kur ai morri drejtimin e Celsit, shtatorin e kaluar.
Celsi dhe Junatid shkojnë në ndeshjen e fundt me 84 pikë secila duke krysuar kampionatin. Një situat që ndodh për herë të parënë Angli, qysh nga viti 1968. Junaitid është gjërësisht superior në diferencën e golave: 17 (+56 kundrejt +39 të Celsit), dhe kjo do të thotë se i mjafton vetëm të fitojë për të garantuar titullin.
Grant thotë se nëse ekipet e përfundojnë kampionatin me pikë të barabarta, duke lujtur një ndeshje ektrsa shtesë për të vendosur fituesin, ashtu sic ndodh në Serinë A. "Unë preferoj sistemin në Itali. Nëse ju keni të njëjtat pikë, ju luani një ndeshje play-off dhe aty vendoset", - tha ai. "Ndonjëherë, ju shënoni më shumë gola kundër ekipeve të vogla. Nëse ju keni të njëjtat pikë, ju jeni në të njëjtin nivel kështu ju keni nevojë të luani për të parë kush është më i mirë. Aleks tha dy-tre muaj më parë se ky ishte Mancesteri më i mirë që ai kishte drejtuar", - shtoi Grant. "Por, nëse ata e fitojën titullin me diferencë golash, kjo do të thotë se ne u kemi dhënë atyre një betejë të mirë. Unë jam shumë krenar për lojtarët".
Trajneri i Mancester Junatid nga ana e tij beson se skuadra e tij aktuale mund të krahasohet me disa nga formacionet që ai krijoi gjatë 22 viteve në "Old Traford", nëse ajo do të vazhdojë të fitojë më shumë trofe. "Në vitin 1999 ekipi ishte i jashtëzakonshëm pasi fitoi shumë. Fuqia mendore dhe fizike e skuadrës së vitit 1994 ishte fantastike. Por, ky i tanishmi është një ekip i mirë. Unë i pëlqej ata. Ne kemi lojtarët e duhur".
c

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›