Interi tri pike larg titullit 16

Interi ka një tjetër shans për të fituar titullin këtë fundjavë, kur zikaltërit do të presin Sienën në "San Siro". Ndeshjen e fundit skuadra e Mancinit humbi 2-1 me Milanin në derbi dhe tashmë ndodhen me tri pikë më shumë se Roma. Siena siguroi mbijetësën të dielën e kaluar pas fitores 1-0 ndaj një Juventusi jashtë forme. Toskanët renditen në vendin 12-të dhe kanë arritur rezultate shumë të mira me ekipet kryesuese gjatë këtij sezoni, pasi kanë mundur në shtëpi Romën e Fiorentinën.
Roma luan shanset e saj të fundit për të fituar titullin, kur tani ndodhen tri pikë larg Interit. Gjithsesi pak varet nga ta, pasi një fitore e Interit me Sienën i shpall automatikisht zikaltërit kampionë. Atalanta nuk rrezikon shumë sido që të shkojë rezultati pasi ndodhet në mesin e tabelës. Nuk duken se do të jenë shumë të angazhuar pasi fituan javën e fundit 3-2 me Livornon.
Napoli ka bërë një sezon të mrekullueshëm në vitin e tij të parë në rikthimin në Serinë A, pasi kishte shpenzuar disa kampionate të nivelit të ulët. Ish-skuadra e Maradonës ndodhet në vendin e nëntë dhe shpreson se do të fitojë më shumë fansa në ndeshjen e fundit në shtëpi. Milani e fatin për pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve në dorën e tij, pas fitores në derbi 2-1 me Interit. Kuqezinjtë janë në formë të plotë kur kanë fituar tri ndeshjet e fundit.
Shpresat e Fiorentinës për një vend në Ligën e Kampioneve morrën një goditje të madhe të dielën e kaluar, kur ajo humbi 2-1 në Kaljari. "Viola"-t tani janë një pikë pas MIlanit të vendit të katërt, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje për t'u luajtur. Parma grumbulloi tri pikë të mëdha në fitoren 1-0 me Xhenoan, por mbetet në rrezik të madh për të rënë nga Seria A. "Verdheblutë", që do të ndeshen me Interin në ndeshjen e fundit të kampionatit, janë vetëm një pikë nga zona e shpëtimit.
Xhenoa humbi ndeshjen e dytë rresht javën e kaluar kundër Parmës, por nuk shqetësohen shumë. Të ndodhur në vendin e tetë "kuqeblutë" kanë bërë një sezon të pëlqyeshëm në rikthimin e parë të tyre në Serinë A pas 12 vjetësh në krizë. Lacio bëri një sezon katastrofik dhe në ndeshjen e fundit ata humbën 2-1 me Palermon. Klubi kryeqytas ndodhet në vendin e 13-të në renditje dhe dolën jashtë dhe nga Kupa e Italisë në mesjavë duke u eliminuar nga Interi.