E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat e BE: Rivendosni urgjent dialogun politik

LUKSEMBURG- Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian dolën me një deklaratë të përbashkët gjatë forumit për Ballkanin Perëndimor që u zhvillua në Luksemburg dhe me vëmendje të vecantë në zgjedhjet lokale të mbajtura në Shqipëri.

Në deklaratë thuhet se Bashkimi Europian ka ndjekur me vëmendje zgjedhjet lokale të 2011 dhe thekson se ato u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë, transparente dhe kompetitive, pavarësisht vështirësive proceduriale. “Sidoqoftë, situata në Tiranë është cëshjte shqetësuese”, thuhet në deklaratë. Bashkimi Europian shpreh keqardhje për situatën politike dhe tensionet e rritura që pasuan procesin.

"Është gjithashtu jetike për të gjithë partite politike të njohin epërsinë e shtetit ligjor mbi cdo interes tjetër. Bashkimi Europian i bën thirrje të gjithë liderëve politikë që të mbështesin finalizimin e procesit elektoral në mënyrë të qetë, konstruktive dhe me fokus në të ardhmen e Bashkimit Europian". Më tej thuhet se Bashkimi Europian do të ndjekë vlerësimin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale të 8 Majit.

Në pikën 3 Bashkimi Europian nxit qeverinë dhe opozitën në bashkëpunim me shoqërinë civile që të bien dakord mbi reformen elektorale duke adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR në vitin 2007, 2009 dhe 2011 përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Bashkimi Europian ka mbajtur shënim synimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës për të kërkuar opinionin e Venecias për të shmangur situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme. Bashkimi Europian i bën thirrje qeverisë dhe opozitës që të kthejnë urgjentish dialogun politik dhe të tejkalojnë ngërcin e gjatë politik që ka përfshirë vendin. I tillë dialog është i domosdoshëm për funksionimin normal të cdo shoqërie demokratike dhe institucioneve të saj duke përfshirë edhe funksionimin e parlamentit si dhe avancimin e integrimit europian të Shqipërisë.

Bashkimi Europian nxit autoritetet shqiptare për të rigjallëruar dhe forcuar përpjekjet në axhendën e reformave dhe për zbatimin e tyre. Këto janë jetike thuhet në deklaratë për të përmbushur kriteret e Kopenhagenit duke përfshirë edhe 12 rekomandimet e dhëna nga Komisioni Europian në raport progresin e vitit 2010. Më tej në dekalratë thuhet se “vetëm pasi të përmbushen të gjitha sa u thanë më lartë Shqipëria do të mund të ecë drejt Bashkimit Europian. Në pikën pesë të deklaratës thuhet se Bashkimi Europian mbetet i angazhuar ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe do të mbështesë përpjekjet e këtij vendi në këtë proces.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›