E Diel, 1 Nëntor 2026

Dramatizimi i Haxhirajt “Darka e gabuar” në Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës



Izaura Ndoj
Rikthehet pas 5 vitesh Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove në Teatrin Kombëtar. Dramatizimi i regjisorit Fatos Haxhiraj “Darka e gabuar” është përzgjedhur për të përfaqësuar Teatrin Kombëtar në "Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës" në maj 2010. “Darka e gabuar” u përzgjedh për origjinalitetin, enigmën, trilerin dhe gjuhën e përzgjedhur. Festivali do të mbahet në datat 14-22 maj dhe do t’i kushtohet dramaturgjisë kombëtare. Marrin pjesë trupa profesioniste nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. “Darka e gabuar” është dramatizim i romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit Ismail Kadare do të vijë si prodhim i TK-së për nder të Jubileut të 65-të të themelimit të këtij institucioni. Ky përfaqësim i TK-së u morr nga bordi artistik drejtues i këtij institucioni, i përbërë nga Adriatik Kallulli, Agim Zajmi, Petrit Malaj, Artan Minarolli, Altin Basha, Genc Sharku dhe Kristaq Skrami. Nga 15 drama të autorëve si Teodor Laço, Pirro Mani, Arqile Nasho, Arben Iliazi, Ferdinad Hysi, S. Di Magio, Stefan Çapaliku, Ruzhdi Pulaha, Josif Papagjoni etj. Vendimi për "Darkën e gabuar" nga ky bord drejtues erdhi me motivacionin se : "Kjo vepër u dallua për origjinalitetin e saj”, thuhet në njoftimin për shtyp të Teatrit Kombëtar. Përzgjedhja e dramës që do të vihet në skenë me rastin e këtij evenimenti shumë të rëndësishëm u bë pas një ftesës që Teatri Kombëtar i bëri në muajin dhjetor të gjithë bashkëpunëtorëve të tij në vite, për të sjellë krijimet më të fundit. Deri në datë 20 shkurt u dorëzuan 16 drama nga autorët; Teodor Laço, Pirro Mani, Arqile Nasho, Arben Iliazi, Ferdinad Hysi, Z. S. Di Magio – Veprat, Fatos Haxhiraj, Stefan Çapaliku, Vangjush Popli, Ruzhdi Pulaha, Josif Papagjoni, Sheri Mita, Pëllumb Kulla, Vladimir Lule, Thanas Borodani, Gezim Alpion. Pas leximit të veprave Bordi Artistik vlerësoi prurjen shumë të lartë dhe cilësore të veprave të dramaturgëve shqiptarë, duke falënderuar për kontributin e dhënë nga të gjithë autorët për zhvillimin e mëtejshëm të dramaturgjisë kombëtare. Ky bord ka zhvilluar dy mbledhje për të miratuar dramën fituese në datë 08/03/10 dhe në datë 10/03/10. Në unanimitet me të shtatë votat e anëtarëve të bordit u përzgjodh si fitues dramatizimi i romanit të I.Kadaresë “Darka e fundit”, nga Fatos Haxhiraj si vepra më cilësore dhe më e arrirë. E ndërkohë që veprat shqiptare kanë qenë në qendër të vëmendjes në festivalin teatror pesë vjet më parë, edhe zhvillimi i fundit i këtij evenimenti. Gjatë festivalit pati edhe dy trupa konkurruese nga jashtë kufijve administrativë të Shqipërisë.

15 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›