E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fantazma e Operës” me pjesën e dytë në skenë



Vitet e fundit operetat, apo shfaqjet musikal siç njihen në anglisht, kanë korrur mjaft sukses dhe janë bërë tepër popullore. Një nga më të famshmet, Mama Mia që tregon me këngë historinë e grupit Abba, u kthye edhe në film tepër të suksesshëm. Në Britaninë e Madhe, mbreti e operetave është kompozitori Andreë Lloyd Ëebber. Një nga shfaqjet e tij më të famshme është ajo me titull “Fantazma e Operës”, (phantom of the opera) që e pati premierën në vitin 1986.
Ëebber dhe kritika
Që prej asaj kohe ajo ende shfaqet në teatret, jo vetëm në Britani. Në Broadëay në Nju Jork, është shfaqja me jetën më të gjatë në histori. Kompozitori i famshëm Andreë Lloyd Ëeber ka shkruar vazhdimin e “Fantazmës”, një shfaqje me titull me titull, “Dashuria nuk vdes kurrë”. A do të ketë suksesin e 'fantazmës', kësaj pyetje ata që marrin pjesë në të thonë se mund t'i përgjigjet vetëm publiku. Në këtë sekuencë të re, të dashurit nuk jetojnë në Paris, por në Amerikë. Në premierën e shfaqjes, në Londër kompozitori Andreë Lloyd Ëebber tha se eksperienca e ka mësuar t'i injorojë të gjitha kritikat, sidomos ato të parashfaqjes. Një nga shafqjet e tij të famshme është Cats (macet), që ende vazhdon të shfaqet në Ëest End (zona e teatrove dhe kinemave në Londër). "Kur shfaqëm operetën Cats për herë të parë, publiku e vërshëlleu atë, por tani një dekadë më vonë është ende nga më të suksesshmet, ndaj nuk mërzitem me kritikën", thotë zoti Ëebber. Libreti i operetës “Dashuria nuk vdes kurrë” është shkruar nga Andreë Lloyd Ëebber dhe Ben Elton, që ka qënë një komik i njohur në Britani, por prej kohësh ka shkruar libra dhe ka shkruar edhe një operetë. "Mendoj se luajta një rol të rëndësishëm. Andreë kishte ngecur diku me historinë dhe bashkë biseduam gjerë e gjatë për të dhe për personazhet dhe mendoj se kjo e ndihmoi, por bukuria e operetës është e gjitha tek muzika e saj," tha Ben Elton. Aktorja Elaine Page, e cila në vitet 70 ka kënduar rolin e Evitës, po një operetë e Lloyd Ëeberit, u shpreh kështu: "Është një operetë që të bën kaq shumë për vete. Është e fuqishme e mrekullueshme, plot emocion, siç di të shkruajë Andreë Lloyd Ëebber", tha Elaine Page.
Promovohen tre libra të Fetullah Gylen
Promovohen tre libra të dijetarit të njohur Fetullah Gylen, njëri i shkruar prej tij dhe dy të tjerët të shkruara për idetë dhe lëvizjen e njohur me të njëjtin emër. Ceremonia e promovimit u zhvillu tek Hotel Tirana Internacional ku mblodhi personalitete dhe intelektualë të shquar në vend. Fethullah Gylen mbetet një nga figurat më të përfolura në mbarë botën lidhur me kontributin e tij dhe Lëvizjes që mban emrin e tij në fushën e arsimit, mirëkuptimit ndërmjet kulturave, dialogut ndërfetar dhe paqes botërore. Libri i Gylen i promovuar është “Statuja e Shpirtrave Tanë” – një ndër veprat ku Gyleni pasqyron më së miri ëndrrën e tij për njeriun e ri ideal, rendin social dhe qytetërimin e ardhshëm. Libra të tjerë janë “Dialogu i Qytetërimeve” – i autores kanadeze Xhill Karrol, e cila e vendos Gylenin dhe idetë e tij në një dialog imagjinar me filozofët më të mëdhenj të epokave dhe qytetërimeve të ndryshme si: Platoni, Konfuci, Kanti, Milli dhe Sartri. Ndërsa libri i tretë, shkruar nga Enes Ergene - “Dëshmia e traditës në epokën moderne” - pasqyron një analizë shumëdimensionale të Gylenit dhe Lëvizjes që ai kryeson, libër ky i konsideruar nga vetë Gylen dhe shumë akademikë të tjerë si studimi më serioz i shkruar deri më tani rreth lëvizjes. Në këtë simpozium kanë folur rreth ideve dhe të dhjetëra librave të këtij mendimtari, Gjergj Sinani, Profesor i Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Socialel, prof.dr Zyhdi Dervishi, sociolog i njohur, prof. dr Adriatik Kallulli, kritik i njohur arti, dr. Agron Tufa, pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë si dhe Genti Kruja, i vetmi studiues i dialogut ndërfetar në vend.
“Pranvera filloi me ardh”, sonte në TKOB
Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore sjell sonte në skenë koncertin tradicional të Ditës së Verës “Pranvera filloi me ardh”. Në këtë koncert do të interpretojnë solistët, orkestrina dhe trupa e valleve. Drejtues i vokalit është Gramoz Burba, dirigjent i orkestrinës- Vladimir Hasimi, drejtues i valleve-Rexhep Çeliku dhe drejtues artistik-Lejla Agolli. Ky koncert vjen në hollin koncertor nesër në orën 19.00. Ky koncert që do të shfaqet sonte në mbrëmje për publikun është në vijim të sezonit artistik të AKKVP, i cili po ngjit në skenë për publikun folklorin e pastër dhe tradicional kombëtar. Artistët e këtij ansambli jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera kanë prezantuar vlera të larta artistike. Në këtë koncert, ku do të mbizotërojë tradita kombëtare folklorike do të ngjiten në skenë emrat më të njohur të folklorit shqiptar. Po kështu do të ketë dhe një larmi vallesh, të cilat do të interpretohen nga valltarët e ansamblit. Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore është krijuar si ansambël profesionist në vitin 1957, me të gjithë komponentët artistikë dhe teknike të një trupe artistike.

15 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›