Dualizmi politik i arkaidës shqiptare
Brenda shumë identitetesh në shoqëri, identiteti njeri është më i çuditshmi, më kompleksi dhe më i veçanti. Ai sfidon ngjyrat e njëpasnjëshme që gjenden në natyrë, krijon brengën e lakuar dhe harmonizon çdo studim të realizuar në kuadër të konceptit e drejta e pafuqishme me mundësi ndryshimi! Pas çdo çasti e ndjekë hija e tij që dëshmon në diç ireale, ose që në botën e panjohur krijon një pamje jo të drejtë për ty, të ndjek mentaliteti i brishtë që orienton sfingat e fundit drejtë kërcimit të parë. Nuk harron dot se ishte mbi cdo element të peshueshëm si idealizëm konfluktioz dhe afron ndjenjat drejt një pasqyrimi të paqartë dhe të panevojshëm.
Budistët jetën e shohin ndërmjet të keqes dhe të mirës dhe konsideruan se cdo gjë që rrjedhë nga ligjet e Budës është e mirë dhe e kujdesshme, natyralistët menduan se natyra krijoi veten dhe njerëzit duke mos menduar fare mbi një superfuqi të quajtur Zot që ka krijuar edhe natyrën edhe njerëzit, marksistët nuk dolën jashtë idesë së tyre utopike se duhet të marrësh sa ke nevojë dhe të lësh aq sa nuk ke nevojë, krijuan një mendim të hipi-komunizmit shoqëror në rruzullin tokësor, krishterët (pa asnjë ofendim) u munduan fillimisht që shpirtit t`i japin kahje serioze dhe dualizmin midis shpirtit dhe materies si duket e hodhën në ujë, fillimisht, porse me kalimin e shekujve ajo që u hodh në ujë nga ana e tyre ishte vet shpirti. Përveç këtyre ideologjive, përveç këtyre mendimeve që ekzistojnë në shoqëri, edhe brenda shoqërisë filluan që të lindin dualizma të njëpasnjëshme, filluan që të krijohen ushtri të ndryshme, të luhen lojëra të ndryshme në suaza të atyre dualizmave, të idealizojnë çdo punë në kuadrin e tyre si pjesë e ushtrisë ose shkollës që i përkasin. Lëvizjet më të mëdha politike që ndodhën gjatë historisë njerëzore janë të stërngarkuara me dualizma të këtilla, por disa prej tyre dolën fitimtare. Dolën fitimtar ato që oscilonin më shumë në masën dhe që porosia e tyre për atë kohë në bazë të rrethanave dhe kushteve ishte mëse e nevojshme. Porse me kalimin e kohës lindin dilema të tipeve të ndryshme si psh: njerëzit do të pyeten se kush ishte organizatori i vërtetë i demonstratave të `81 në Kosovë, disa thonë se dorë kishte Shqipëria, e disa të tjerët thonë se ne i kemi organizuar nuk ka dorë Shqipëria, ndërsa shumica pajtohen me mendimin se ato demonstrata i organizoi Serbia...
Hmmm. Dyshimet nuk ndalen këtu, por vazhdojnë edhe më thellë, edhe më thellë, a thua vallë çka iu duhej shqiptarëve ëndërr aq e fuqishme e quajtur Shqipëri që në atë kohë nënkuptonte një emër tjetër “Enver Hoxha”. Kur eci rrugëve të Tetovës dhe takojë ende sot e kësaj dite student shqiptar të Maqedonisë që mendojnë për Enver Hoxhën si në vitet e sundimit të tij, flasin për të me krenari dhe të sulmojnë pa kurrënjëfarë baze, me të vërtetë është për të qarë me lotë të tharë. Moçalet e mentalitetit shqiptar të Maqedonisë ende më shumë janë etiketuar me revanshizmat e armiqve të shqiptarëve të cilët krijuan edhe një idhull dhe mit tjetër në Maqedoni duke e hiperbolizuar dhe duke e shndërruar në baba dhe nënë artificiale të shqiptarëve. I venduan epitetet nga më të ndryshmet si strategu më i madh politikë, si një ideolog i madh kombëtar, si një analistë i thellë politik, si një publicist i çuditshëm i narracioneve letrare, si një ashtu e si një kështu... Këto epitete i fitoi në saje të dashurisë së tij për Enver Hoxhën, këto epitete i fitoi në saje të pro-ortodoksizmit të tij, dhe maqedonët luajtën rolin e tyre drejtë rritjes dhe stërzmadhimit të këtij identiteti njejtë sic patën rol edhe serbët gjatë sjelljes së Enver Hoxhës në Shqipëri. Dualizmi politik është i real , ai na mëson se si duhet të veprohet me gjërat konkrete, kush duhet të favorizohet dhe kush duhet të hidhet jashtë favorizimit. Se është e çuditshme ajo fryerje nga ana e maqedonëve të këtij vendi, u bindëm me një antipodë logjike që ndodhi para disa ditëve këtu tek ne. Ai i madhi, i dituri, i urti, shumë i mençuri, u zëvendësua me antipodin e tij, me katodën e cila pa elektronet nuk përcon rrymën elektrike.
Lojërat politike që luhen në Maqedoni, dhe që po aplikohen edhe në Kosovë dhe Shqipëri, të njëjtat lojëra vetëm valltarët e ndryshëm, janë në dëm të komplet popullit tonë dhe cështja jonë shqiptare do të hudhet edhe për një kohë të gjatë jashtë kalkulimeve logjike.
Në fjalor termi dualizëm sqarohet në këtë mënyrë:” Qenia e dy gjërave, e dy cilësive a e dy anëve të ndryshme, që bien ndesh njëra me tjetrën ose kundërshtojnë njëra-tjetrën.” Përderisa lojën kryesore në politikën shqiptare e kanë valltarët maqedonas atëherë veprohet në përmbushjen sa më të gjatë të moçalit shqiptar më hidhëti, mllef, një filiale të djallit dhe një arkaidë demagogjike. Duke marrë shembull oponentin politikë dhe duke u frikuar nga mallkimi i popullit, vepruan ata drejtë ndryshimit strukturor duke ofruar forca të reja me qëllim të kontrollimit të tyre dhe jo mundësisë së tyre për të kontrolluar. Edhe pse personalisht e përshëndes një vepër të këtillë sepse çon drejt një progresi më të madh të shqiptarëve të këtij vendi, prapë se prapë, nuk pajtohem me potezet politike në vend dhe në kohë të gabuar nga ana e atij konglomerati politik.