E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: PS do ta bëj shkëmb graniti, buzë Adriatikut

Përfundimisht Edi Rama e ka shkëputur PS-në nga rrjedha europeiste dhe ditën e përvjetorit të komunizmit kinez, ka shpallur rithemelimin e partisë së tij, si një lëvizje marksiste-leniniste e stiilt aziatik. Fidel Kastro, Çavezi dhe Mao Ce Duni janë shembujt që po ndjek Edvini në rrugën e tij të protestave, duke synuar bllokimin e anëtarësimit të vendit në BE. “Zërat nga lart” i flasin Ramës për përqasjet me marshimin e madh të Mao Ce Dunit, por në praktikë, dalja në rrugë do përfundojë me privatizimin e partisë dhe krijimin e “shoqërisë së përbashkët”, nga Grupi i Burrave që përpunon politikën në Pezë


Edvini ka rithemeluar dje Partinë Socialiste, duke e shpallur si një lëvizje marksiste-leniniste, nën frymën e protestave të Fidel Kastros, Çavezit apo karikaturave të tjera të majtizmit ekstrem. Me 10 tetor, Rama ka thirrur njerëzit në shesh, duke u distancuar njëherë e mirë nga Evropa, nga Perëndimi, nga vlerat e oksidentalizmit dhe duke ringjallur edhe njëherë në politikën shqiptare, tentativat e protestave dhe të lëvizjeve antiperëndimore, të cilat synojnë ta shkëpusin edhe njëherë vendin nga kursi i Perëndimit. Si I vetëm në kullën e fildishtë të PS-së, ai ktheu dje terminologjinë kastriste të partisë që është shkëmb graniti buzë Adriatikut, shpalli tezën se revolucioni vazhdon, sa kohë nuk do të jetë i sigurtë në krye të opozitës dhe i parrezikuar nga hetimet e institucioneve të drejtësisë. S’ka më asnjë shpresë dialogu e konsensusi, nuk kanë kuptim as koncesionet, kur Partia Socialiste ktheu terminologjinë enveriste të qenefeve në faqet e para të gazetave. Një Parti Socialiste Marksiste-Leniniste u shpall dje në përvjetorin e 60 të revolucionit kinez. Edvini është i njohur si një njeri simbolist, prandaj edhe me 1 tetor ai shpalli protestat e 10 tetorit, paçka se është krejt karikatureske të imagjinohet ajo që në fakt e mendon Edvini dhe që ua ka rrëfyer ca lakenjve që i rrinë rrotull, se po dëgjon vazhdimisht zëra nga lart e se tashmë ato po marrin formën e domosdoshmërisë së një marshimi politik, të ngjashëm me marshimin e Mao Ce Dunit në Lumin e Verdhë. Këtë karikaturizim të politikës, Rama po e shpik për të sekuestruar të majtën e për ta hipotekuar atë për brezin e dytë të nomenklaturës komuniste. Aty janë të gjithë bijtë e Byrosë Politike (merret vesh, ata që kanë dy pare mend, dhe jo torollakët që u shfaqën me shumicë në Bllok), dhe tashmë ka ardhur koha për “marshimin e madh”. Për këtë marshim, Edvinit nuk i duhen partiakët e vjetër, nuk i duhen as politikanët e karrierës, i duhen veç bijtë e nomenklaturës dhe milionerët që do t’i duhen për ndërtesën e ardhshme, “shoqërinë e përbashkët” të nomenklaturës, apo siç thotë edhe Fatos Nano, rruga që kalon përmes “Grupit të Burrave”. Edi Rama mbështetet vetëm nga biznesmenët në PS, 2 milionë euro “sponsorizimet” e tyre për protestat Edi Rama doli dje sërish para mediave për të lajmëruar “aksionin” më të ri politik. Ky “aksion” i ri politik, nuk ishte as më shumë dhe as më pak se sa thirrje për protesta për hapjen e kutive të votimit, drejtuar mbështetësve të PS-së. Por ndërsa në këtë “iniciativë” më të fundit Edi Ramës i janë shtuar kundërshtarët brenda partisë, ku kundërshtive të “grupit” të Ben Blushit, i janë bashkuar edhe Erjon Braçe e Pandeli Majko, të vetmit mbështetës, kryetarit të PS-së, i kanë mbetur tashmë deputetët-biznesmenë, që pasi blenë “mandatet” e “përfaqësuesve të popullit”, ju duhet ende të “investojnë” për kapriçion më të fundit të Edi Ramës, atë për protestën për rinumërim votash. Treguesi më i mirë për këtë “komunitet” të vetëm mbështetësish që i kanë mbetur Edi Ramës në PS, është shuma prej 2 milionë euro, që këta deputetë-biznesmenë, kanë vënë në dispozicion për protestat. Shtohen zërat kundër, Erjon Braçe dhe Pandeli Majko nuk mbështesin idenë e protestave Zërat kundërshtarë të Edi Ramës, brenda PS-së, bëjnë të ditur, se përballë paralajmërimit të tyre për dështimin e protestave, përpos kundërshtimit të tyre të këtij “aksioni” më të ri politik, kanë parë Edi Ramën si tepër të sigurt se, “sponzorizimi” i deputetëve-biznesmenë, “yjet” të rinj të grupit të deputetëve, do t’i mundësojnë atij transportin nga rrethe të ndryshme të vendit, të “protestuesve me mëditje”, për të mbushur rrugët e Tiranës, në ditën e protestës. “Siguria” e Edi Ramës, se me 2 milionë euro të paguara në formë “gjobe e shpërblimi” nga kryesues listash deputetësh në Shkodër, Berat “e gjetkë”, mësohet se nuk është pritur mirë edhe nga të tjerë deputetë, jashtë “grupit” të kundërshtarëve të Ben Blushit. Erjon Braçe, duke shprehur kundërshtinë e tij, mësohet se i ka kujtuar Edi Ramës, protestat për gërdecin, apo vdekjen e Kosta Trebickës, që ishin më tepër se qesharake, jo aq për pjesëmarrjen e ulët, se sa për “kapitalet” politike, që kurrë nuk u fituan nga PS-ja. Zërat kundër protestave, mësohet se i është shtuar edhe Pandeli Majko, i cili mësohet se nuk e ka mbështetur Edi Ramën në idenë e tij më të fundit, për protesta në rrugë, për rinumërimin e votave. Gramoz Ruçi urdhër censurues ndaj Erjon Braçes - “Mos dil më në konferenca shtypi, tani kemi Erjon Veliajn, Sajmir Tahirin dhe Ditmir Bushatin” “Prurjet” e reja brenda grupit parlamentar të PS-së, kanë bërë që “të vjetrit” e tipit Erjon Braçe, të kërkohet dhe tentohet të zëvendësohen me erjonët e tjerë, të tipit Erjon Veliaj, Saimir Tahiri, Ditmir Bushati e ndonjë tjetër. Por ky zëvendësim, nuk po tentohet të bëhet në mënyrë të mundshme normale, por duke dhënë urdhra, “që ti Erjon (Braçe), mos dil më në konferenca shtypi”. Dhe këtë mision, mësohet se e ka marrë përsipër brenda PS-së, “vjetërsira e politikës së re”, Gramoz Ruçi. Ditët e fundit, saktësisht, që pas daljes në një konferencë shtypi të Erjon Braçes, dy ditë më parë, mësohet se Gramzo Ruç, ti ketë kërkuar atij, të mos dalë më e të falsë në emër të PS-së. Paralelisht me këtë urdhër, mësohet se është “inkurajuar”, dalja nëpër televizione, vend e pavend e Sajmir Tahirit, e Ditmir Bushatit, ndërsa pritet edhe një “rikthim” edhe e Erjon Veliajt. Urdhri i Gramoz Ruçit, mësohet se nuk i ka pëlqyer Erjon Braçes, i cili nuk ka kursyer disa sharje e fyerje në drejtim të çensuruesit të daljeve të tij para gazetarëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›