Drejt zbatimit

Qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë nga e hëna mund të lëvizin lirshëm në të dyja anët e kufirit vetëm me letërnjoftim.
Kjo është koha e paraparë për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit për lëvizjen e lirë mes dy vendeve.
Përpos përgatitjeve të Kosovës, edhe pala serbe ka lëvizur në drejtim të krijimit të kushteve për zbatimin e konkluzioneve të arritura në Bruksel.
Kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se gjithçka është gati për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë.
“Janë bërë të gjitha përgatitjet, madje edhe në kuadër të dialogut janë konfirmuar të gjitha përgatitjet. Nga ana jonë si Kosovë jemi të gatshëm në të gjitha aspektet, përfshirë edhe sigurimin e automjeteve dhe kemi sinjale nga Z. Cooper se edhe pala serbe është në fazën finale”, ka thënë Tahiri për Express të enjten.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...