Vetëvendosje: Gazetarët kanë të drejtë

"Kuvendi është institucioni më i lartë i vendit dhe puna e përfaqësuesve të popullit duhet të jetë tërësisht transparente. Qytetarëve të Republikës duhet që t’iu krijohen të gjitha mundësitë për tu informuar pasi kjo është një nga të drejtat themelore të njeriut. Nga ana tjetër transparenca është parim themelor i demokracisë", thuhet ne komunikaten e Vetevendojes.
"Gazetarët janë lehtësuesit e komunikimit Kuvend – Qytetarë dhe pikërisht për këtë arsye ata duhet të kenë qasje të plotë në të gjitha ambientet e Kuvendit, si mbledhjet e komisioneve seancave plenare dhe ambiente të tjera publike. Komunikimi i drejtpërdrejtë me deputetë është një praktikë e zhvilluar në të gjitha vendet demokratike, dhe ndalesat që kanë ardhur si pasojë e një vendimi të kryesisë së Kuvendit ne i konsiderojmë të papranueshme. Është e vërtetë se Kuvendi i Kosovës ka ambiente jo të mjaftueshme për të siguruar prezencën mediave dhe të një publiku të gjerë, mirëpo pavarësisht kësaj, ne mendojmë se duhet sakrifikuar hapësira lobuese e deputetëve dhe jo e drejta për të informuar qytetarët", thuhet me tej ne komunikate.