Jahjaga priti presidentin hungarez Pal Shmit

Presidenti Schmitt u prit me ceremoni në Aeroportin e Prishtinës, prej nga së bashku me presidenten Jahjaga shkuan në kabinetin presidencial ku zhvilluan bisedimet.
Jahjaga e falënderoi homologun hungarez për kontributin e përgjithshëm për Kosovën, dhe tha se marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve do të vazhdojnë, sepse është në interes të dy popujve dhe paqes e stabilitetit në rajon dhe më gjerë.
Ndërsa, presidenti i Hungarisë, Pal Schmitt, theksoi se ai dhe vendi i tij i japin mbështetje të plotë të gjitha proceseve në Kosovë.
Schmitt tha se Kosova duhet të kryejë të gjitha reformat në vend dhe detyrat që dalin në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke shtuar se të gjitha vendeve të Ballkanit duhet t’u tregohet perspektiva e qartë evropiane.