Xhenoa ndalon Interin, Milani "fluturon"
Udineze dhe Napoli kanë mposhtur dy ekipet romane dhe falë barazimit të Interit, në Sa Siro kundër Xhenoas me dhjetë veta, i janë bashkuar kampionëve të Italisë në fuqi në majën e renditjes të serisë A. Në takimet e mesditës të javës së tetë Udineze e ka përkeqsuar krizën e Romës duke i mundur verdhekuqtë me shifrat 3-1 në Friuli, në përfundim të një ndeshjeje ku miqtë kanë polemizuar shumë me gjyqtarin e takimit , ndërsa në Romë Napoli ka thyer Lacion me rezultatin 1-0 falë një autogoli të Sebastiano Siviljas në pjesën e dytë. Falë këtyre fitoreve Udineze dhe Napoli kanë kapur Interin në kreun e tabelës me 17 pikë. Zikaltërit, edhe pse gjysëm-orëshin e fundit të takimit kanë luajtur me një lojtar më shumë, nuk kanë arritur të mposhtin Xhenoan duke e mbyllur takimin 0-0. Treshja e pazakonshme e kreut udhëheq me vetëm një pikë avantazh ndaj Milanit, që ka arritur të fitoj në Bergamo 1-0 ndaj Atalantës me një gol nga Rikardo Kaka. Katania, e cila dje ka barazuar 1-1 me Sienën, ka kaluar në vendin e pestë me 15 pikë duke lënë pas, një pikë larg, Lacion, Xhenoan dhe Atalantën.
INTER - Interi dhe Xhenoa kanë barazuar 0-0 në stadiumin Meaca. Interi i është afruar golit në minutën e 59-të pas një traverse të goditur nga një kros i Maikonit, që është të devijuar nga një mbrojtës, më pas kuqeblutë janë gjendur me dhjetë lojtar një minut më vonë si pasojë e kartonit të dytë të marrë nga Juriç pas një faulli në dëm të Balotelit.
MILAN - Milani ka fituar 1-0 në fushën e Atalantës në stadiumin "Atleti Azzurri d'Italia" të Bergamos. Goli i vetëm i takimit është shënuar nga Kaka në minutën e 80-të. Kështu Atalanta mbetet e palëvizur në kuotën e 13 pikëve.
UDINEZE - Udineze ka mundur Romën 3-1. Mbi fushën e blertë të Friulit, Di Natale ka zhbllokuar rezultatin me anë të një penalltie në minutën e 10-të të pjesës së parë. Në të 22-ën ka ardhur dyfishimi nga Floro Flores dhe në pjesën e dytë, pas një rasti të pastër të humbur nga Sisinjo, ka qenë sërish Di Natale që ka shënuar golin e tij të dytë të ndeshjes në minutën e 51-të. Në të 74-n gjyqtari i ka dhënë një 11 metërsh verdhekuqve pas një faulli të Handanoviç ndaj Brigit. Toti nuk gabon dhe fikson shifrat në 3-1. Me këtë fitore Udineze ngjitet në kuotën e 17 pikëve, në krye të renditjes, ndërsa Roma ndalet në kuotën e 7 pikëve.
NAPOLI - Napoli ka dalë fitimtar nga Olimpiko dhe ka mundur Lacion me shifrat 1-0. Në pjesën e parë miqtë kanë qenë shumë afër golit në minutën e 44-t me anë të një goditjeje dënimi nga Gargano, me topin që është ndalur tek traversa. Ndërkohë që avantazhi ka ardhur në minutën e 61-të me një autogol të Siviljas pas krosimit të Lavecit. Kur kishin mbetur vetëm katër minuta nga fundit Lacio ka qenë e pafat me Pandev, i cili ka goditur traversën vetëm dy metra larg portës.
TE TJERAT - Sampdoria ka mundur Bolonjën 2-0. Në stadiumin "Luixhi Ferraris" zotët e shtëpisë kanë gjetur avantazhin me Delvekion në minutën e 63-të tëpjesësë së dytë, ndërsa në të 74-n Beluci ka dyfishuar duke mbyllur takimin. Kaljari ka mundur Kievon 2-0 në fushën e tij. Sardët kanë marrë tre pikët falë golave të Akuafreskës në minutën e 30-të të pjesësë së parë dhe Finit në të 54-n e të dytës. Falë këtij suksesi Kaljari ka dalë nga zona e funit të renditjes dhe ngjitet në kuotën e shtatë pikëve, ndërsa Kievo ndodhet në vendn e tretë nga fundi me gjashtë pikë.
Seria A, java e 8-të
Dje
Inter – Xhenoa 0-0
Atalanta – Milan 0-1
Lacio -Napoli 0-1
Sampdoria – Bolonja 2-0
Udineze – Roma 3-1
Kaljari – Kievo 2-0
Rexhina – Leçe 2-0
Palermo – Fiorentina 1-3
Të shtunë
Siena – Katania 1-1
Juventus – Torino 1-0
Renditja
1.Udineze 1752115 6
2.Inter 1752113 5
3.Napoli 1752111 7
4.Milan 1651212 6
5.Katania 154319 5
6.Lacio 1341315 11
7.Fiorentina 134129 6
8.Atalanta 134138 7
9.Xhenoa 1341310 7
10.Juventus 123327 6
11.Palermo 12403100
12.Siena 92336 6
13.Leçe 92338 10
14.Sampdoria 71436 11
15.Roma 72159 15
16.Kaljari 7215410
17.Bolonja 62066 12
18.Kievo 61345 11
19.Torino 51257 12
20.Rexhina 51256 13