Drejtësia, pikë kyçe për në NATO
• Reforma në sistemin e Drejtësisë është një prej dy kushteve të panegociueshme që aleanca euroatlantike e NATO-s i ka vënë Shqipërisë. Në të gjitha takimet e krerëve të shtetit në Bruksel, ku kanë raportuar lidhur me ecurinë e reformave në Shqipëri, është kërkuar në mënyrë të vazhdueshme që të përfundojë reforma në sistemin e drejtësisë. Madje, këtë e konfirmoi edhe pak ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Sheffer, i cili gjatë një takimi me Kryeministrin Berisha vlerësoi faktin se palët në Shqipëri kanë nisur punën për reformën në drejtësi, por shtoi se ajo duhet çuar deri në fund.