"Ne qytetet e akuzuara per pronat, drejton PS"
Partia Demokratike reagoi ndaj deklaratave te nenkryetarit te grupit parlamentar te PS, ne lidhje me grabitjen e pronave. Nepermjet zedhenesit te saj, Gerti Bogdani, PD akuzoi se te gjitha qytetet qe flitet per vjedhjen e pronave, jane te drejtuara nga perfaqesues te PS. "Edi Rama, nepermjet yllit te shndritshem te politikes se re, Erion Brace, nxori ne treg shpifjen dhe trillimin e dites, per grabitje tokash ne rrethe te ndryshme te vendit. Pa permendur autor, pa permendur emra, por vetem pushtetare te PD-se, packa se ne keto qytete ne pushtet eshte PS", tha Bogdani. Sipas tij, keto shpifje dhe trillime nuk jane te rastesishme, por vijne ne nje kohe kur pritet qe procesi i verifikimit te titujve te pronesise, te nxjerre ne pah edhe abuzimet e medha te qeveritareve me tokat dhe pronat e qytetareve. "Ndaj ligjit te verifikimit te titujve te pronesise, Rama, votoi kunder miratimit te tij. Pikerisht se i trembet zbatimit te tij, qe do te zbuloje vjedhjet dhe abuzimet me qindra e qindra hektare toke, ne zonat turistike dhe zona te tjera te vendit", tha Bogdani.
OSSH
Drejtori i OSSH per Tiranen, Shkembi eshte shprehur se fatura e publikuar dje, eshte e vete qytetarit Beqja. Sipas tij, ne rast se ai kishte probleme me faturen e tij, duhej te shkonte ne zyrat e OSSH-se, per te sqaruar dhe dhene zgjidhje problemit, duke rrezatuar shembull qytetarie.