Drejtor Ard Cani: Fusha është rehabilituar
Fusha tashmë ka marrë formën e plotë të saj. Kemi bërë meremetimet e duhura në pjesët e dëmtuara, dhe gjithçka është gati në lidhje me cilësinë që duam për sfidën me Norvegjinë. Realisht shiu i një dite më parë ishte thuajse si me buton, dhe shërbeu shumë, por jo ta bëjë rrugë (qesh pak), pasi në vijimësi një mot me shi do të dëmtonte.
Sidoqoftë, drejtoria e stadiumit, po realizojnë një punë maksimale për të sjellë fushën e Qemal Stafës në kondita më shumë se sa të mira për atë ndeshje. Gjithçka është plotësuar dhe pjesët e dëmtuara nuk do të jenë më, citon Ardian Cani, Drejtor aktual i stadiumit kombëtar Qemal Stafa.
Impianti që ka kohë që është piketuar për prishje, pritet që të ketë zhvillime pas ndeshjes me nordikët. Kompania franceze që do të futet së shpejti në tender pritet të jetë ajo që do të ndërhyjë për gjetjen e sponsorëve për nisjen e punës së impiantit të ri.