Drejtoresha e BB për Shqipërinë vizitë në vendin tonë
TIRANË- Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore, znj. Jane Armitage, po zhvillon një vizitë në Shqipërinë, me qëllim inspektimin e programeve të Bankës Botërore që zbatohen në vendin tonë, si dhe do të marrë pjesë në konferencën "Drejt një qeverisje më të mirë" që do të mbahet në 13 shtator, bëri të ditur zyra e BB në Tiranë.
Gjatë vizitës së saj, znj. Jane Armitage, do të zhvillojë takime me kryeministrin Sali Berisha, anëtarë të kabinetit qeveritar, kreun e opozitës Edi Rama, dhe përfaqësuesin e zyrës së Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ajo do të vizitojë gjithashtu edhe disa projekte të financuara nga Banka Botërore.
Drejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore znj. Jane Armitage do të ketë një konferencë për shtyp të martën, 13 shtator në Tirana International Hotel.
(m.a/ata/BalkanWeb)