Java e trashëgimisë kulturore ruse, nis të dielën në TKOB
TIRANË- Një event i vecantë artistik nis të dielën në Teatrin e Operas dhe Baletit. Bëhet fjalë për javën e trashëgimisë kulturore ruse ku një trupë artistësh nga dy teatrot kryesor të baletit rus dhe mbarëbotëror do të ngjiten në skenën e TOB. Janë 16 balerinë të cilët mbrëmjen e së dielës, 11 shtator, do të performojnë në skenën e baletit shqiptar, duke sjellë kështu mjeshtërinë e baletit rus.
Gjatë një konference për shtyp, drejtori i TKOB-së, Zhani Ciko e cilësoi këtë event artistik si të jashtëzakonshëm për këtë institucion, duke patur parasysh dhe ndikimin e shkollës ruse të baletit për artistët shqiptarë, ndër vite.
“Mbas një periudhe verore kemi kënaqësinë që t’ju prezantojmë një event artistik të paprecedentë në Shqipëri, zhvillimn e javës së trashëgimisë kulturore ruse në Shqipëri, që do të fillojë me një ngjarje të vecantë artistike ditën e dielë në TOB. Ne do të presim një grup balerinësh rus që janë pjesë e trupave teatrore nga dy teatrot kryesore ruse si “Marrinskij” në Shën Petërburg dhe atij “Bolshoj”. Repertori që ata do paraqesin është ajka e baletit klasik botëror”, tha Ciko.
Historia kulturore mes dy vendeve është e hershme. Shkolla jonë e baletit e ka pikënisjen nga shqiptarët në Rusi që sollën në vend traditën e baletit, në fund të viteve ’30. Më pas, një brez artistësh nga Shqipëria shkuan dhe studiuan në shkollën e baletit në Moskë, një brez që më pas bëri të mundur që të kishim një shkollë baleti me mjeshtërinë e shkollës ku ata u edukuan.
(m.a/BalkanWeb)