E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasjen e Xhindit dhe Veselit debate mes Bashes dhe opozites

Replikat Ministri Po sulmoni kreret e rendit. Gjoni Jemi kunder strukturave qe manipulojne policine

Socialistet vene ne rresht ministrat e qeverise Berisha per te dhene llogari per vrasjen e ish-deputetit Fatmir Xhindi dhe te kryekomunarit te Komunes Terthore ne Kukes Remzi Veseli. Ministri i Brendshem Lulezim Basha dhe ministri i Drejtesise Bujar Nishani u kane bere rezistence dje akuzave te socialisteve Taulant Balla Ilir Gjoni Fatmir Xhafaj Asllan Dogjani lidhur me eliminimin e dy perfaqesuesve socialiste. Deputetet socialiste i konsiderojne te dyja eliminimet si vrasje politike. Socialisti Ilir Gjoni theksoi nga podiumi i Parlamentit se vrasja e kryekomunarit te Komunes Terthore ne Kukes ka mbetur ne kufijte e enigmes ashtu si vrasja e Fatmir Xhindit. Sipas Gjonit puna e dobet e policise po le enigme shume vrasje. Deputeti socialist kembenguli ne idene se policia nuk ka nje piste hetimi ndaj vrasjes dhe asnje te dyshuar konkret edhe pse kane kaluar tri dite nga vrasja e kryekomunarit. Akuzave te deputetit Gjoni i ka dhene pergjigje i pari ministri i Drejtesise Bujar Nishani. Ministri duke i cilesuar akuzat e opozites per vrasje politike si paragjykime qe u behet akteve te renda kerkoi qe te respektohet sekreti hetimor. Nuk mund te arrihet ne nje vendim perfundimtar pa mbledhur te gjitha provat ne menyre qe hetimi te mos deshtoje theksoi Nishani duke shtuar se po behet nje hetim i thelluar per vrasjen e deputetit Xhindi. Ne pergjigje te akuzave te socialisteve eshte rreshtuar edhe ministri i Brendshem Lulzim Basha i cili pasi shprehu keqardhjen per vrasjen e kryekomunarit te Terthores garantoi angazhimin se ngjarja do te zbardhet shume shpejt. Ministri Basha kerkoi nga PS-ja te mos e politizoje ceshtjen dhe i garantoi ata se do te vendoset ne dispozicion te deputeteve socialiste cdo hallke e re e hetimit pa dekonspiruar sekretin e hetimeve. Ministri beri me dije ne Parlament se deri tani ka dy pista hetimi per vrasjen e kryekomunarit te Terthores ne Kukes.

Po punohet ne menyre intensive per zbardhjen e vrasjes se kryekomunarit tha Basha. Opozita te jape kontributin e saj ne luften ndaj krimit dhe korrupsionit. Ju ftoj qe ne cdo moment te shihni dokumentacionin pa e kthyer kete ngjarje ne ceshtje politike sepse behet fjale per sekret hetimor tha Basha para deputeteve duke kerkuar nga opozita se nese ka te dhena ti dergoje ato prane organeve te hetimit. Ministri garantoi se ne rastin Veseli brenda pak oresh nga ndodhja e ngjarjes dhe deri me sot po punojne nje grup ekspertesh nga me te miret rreth ngjarjes. Jemi ne rruge te mbare kemi prova dhe jane marre ne pyetje disa persona tha ai. Ministri Basha akuzoi Partine Socialiste per fushate te padrejte kunder krereve te policise te cilet po vijojne te luftojne me vendosmeri krimin e organizuar. Ai shtoi me tej se te gjitha akuzat qe drejtohen ndaj zevendesdrejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kulicaj synojne denigrimin e punes se policise teksa ka kerkuar qe te gjitha akuzuat le te dergohen ne prokurori. Nese akuzat nuk dergohen ne prokurori atehere ato kane qellim denigrimin e punes se Policise se Shtetit tha Basha. Menjehere pas fjales se ministrit Basha deputeti socialist Ilir Gjoni ne replike tha se opozita nuk ka bere dhe nuk ben lufte kunder Policise se Shtetit perkundrazi ne bejme lufte politike kunder atij dhe klanit te Kulicit me shoke te cilet drejtojne dhe manipulojne strukturat e policise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›