Drejtorët marrin pushime për zgjedhjet

07/06/2005 Harasani dhe Idrizi nuk do të japin dorëheqjen por do të delegojnë kompetencat e tyre
Drejtori i KESH kundërshton Presidentin e Republikës Moisiu
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Shpëtim Idrizi dhe drejtori i Korporatës Elektoro-energjitike Shqiptare, Andis Harasni, kanë zgjedhur që të marrin lejet e zakonshme, duke mos dhënë dorëheqjen nga postet në këtë prag zgjedhjesh. Përzgjedhja e dy drejtorëve Idrizi dhe Harasani si kandidatë për deputet nga Partia Socialiste në zgjedhjet e 3 korrikut ka bërë që në respektim të një gare të barabartë me rivalët të “braktisin” për periudhën njëmujore të gjithë “privilegjet” që i fal posti që mbajnë. Në këtë mënyrë, gjatë zhvillimit të fushatës elektorale dy kandidatët për deputetë nuk do të shfrytëzojnë makinat, telefonat dhe zyrat e punës së tyre. Ndërkohë që drejtimin e punës në këto institucionet do ta marrin drejtorët kryesorë. Disa ditë më parë kreu i shtetit, Alferd Moisiu, gjatë një tryeze bisedimesh me përfaqësues të meidave kryesore në vend ka kërkuar dorëheqjen nga detyra të dy drejtorëve, kjo në respektim të kodit të etikës për zgjedhjet.
Harasani
I kontaktuar nga gazeta “Metropol”, kreu i KESH-it, në lidhje me dorëheqjen e tij nga posti në këtë prag zgjedhjesh, u shpreh se "është e pashpjegueshme që nga ana e Presidentit Alfred Moisiu, të kërkohët dorëheqja nga detyra e Shpëtim Idrizit dhe Andis Harasanit, në një kohë që dekanit të Fakultetit Juridik, Ylli Pango, nuk i është drejtuar një kërkesë e tillë“. Prej më shumë se një jave Harasani ka marrë lejen e zakonshme të instituconit që ai drejton, duke u angazhuar vetëm me fushatën elektorale. Ai bën të ditur se ka hequr dorë dhe nga të mirat mediatike, apo të tjera që sjell posti i drejtorit për zhvillimet në fushatën elektorale.
Idrizi
Duke filluar që nga dita e djeshme, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Shpëtim Idrizi, u ka "dorëzuar“ vartësve të tij drejtimin e punëve në dikasterin që ai kryeson. Zëdhënësja për shtyp pranë DPD-së, është shprehur për "Metropol“ se gjatë këtij muaji deri në datën 3 korrik puna do të drejtohet nga drejtorët kryesorë të DPD-së, në një kohë që për realizimet dhe mosrealizimet të planit të këtij institucioni do të mbajë përgjegjësi direkte vetë Idrizi. Ky i fundit ka bllokuar dhe numrin e telefonit, që ka marrë prej institucionit që drejton, për të shmangur deklaratat se përdor mjetet e shtetit në fushatën elektorale.
Fushata
Impenjimi i funksionarëve dhe drejtorëve kryesorë të administratës shtetërore në fushatën elektorale të këtij viti si kandidatë për deputetë në respektim të ligjeve ka sjellë dhe dorëheqjet nga funksionet që mbajnë. Disa ditë më parë, me kërkesë të prefektëve dhe me vendim të Këshillit të Ministrave janë liruar nga detyra katër prefektë. Ndërkohë që dhe drejtoresha e Srsimit për Tiranën, Majlinda Keta, në agazhimin e saj si kandidate për deputete nuk cënon aspak postin që ajo mban aktualisht. Sipas Ketës, “posti im nuk përfshihet nga ligjet dhe Kushtetuta shqiptare, sepse ky post është fituar nëpërmjet një konkursi dhe është më tepër post teknik, dhe nuk ndikon në impenjimin tim politik”.