E Hënë, 2 Nëntor 2026

Haga liron me kusht Ramush Haradinajn

07/06/2005  Majkell O'Rajlli: Prokuroria ka 48 orë për të dhënë pretendimet

Gjykata e Hagës ka vendosur të lirojë përkohësisht Kryeministrin e kosovës, Ramush Haradinaj. Tashmë procesi ndaj tij do të zhvillohet në gjendje të lirë. Megjithatë pritet që prokuroria të paraqesë ankesat dhe pretendimet e saj. Në një deklaratë të Majkell O'Rajlli, koordinator i ekipit mbrojtës të Ramush Haradinajt, thuhet se Gjykata e Hagës "ka miratuar lirimin e përkohshëm të Ramush Haradinajt. Në përputhje me procedurat e gjyqit, prokurorisë i janë dhënë 24 orë afat për ankesë". Haradinaj u dorëzua në këtë gjykatë më 9 mars të këtij viti, pasi mori në dorë akuzat e ngritura nga Haga për krime kundër njerëzimit. Megjithatë, duket se në vendimin e marrë, Haga është bazuar dhe në garancitë e dhëna prej qeverisë së Kosovës dhe prej UNMIK. Gjithashtu dhe rikthimi i Haradinajt në Hagës pas lirimit me kusht të pak javëve më parë, ku mori pjesë në varrimin e të vëllait të tij. Haga ka paraqitur mbi 20 akuza ndaj Ramush Haradinajt, për krime kundër njerëzimit gjatë luftës Kosovë-Serbi. Vet ish-kryeministri i Kosovës i ka hedhur poshtë akuzat, duke e deklaruar veten të pafajshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›