E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moisiu takim me kreun e Gjykatës Supreme të Kanadasë

07/06/2005  Presidenti i Republikës dhe Kryetar i KLD–së, Alfred Moisiu, priti në një takim Kryetaren e Gjykatës Supreme të Kanadasë, Beverli Meklehlin, e cila shoqërohej nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi. Presidenti Moisiu në bisedë me znj. Meklehlin vuri në dukje se gjyqësori shqiptar ka bërë hapa pozitive përpara, por në kushtet aktuale kërkohen rezultate më të larta. Synohet krijimi e konsolidimi i traditës së gjyqësorit të pavarur; vëmendje për të realizuar këtë i kushtohet përzgjedhjes së gjyqtarëve, përgatitjes së të rinjve me parametrat profesionalë, sipas standardeve bashkëkohorë. Në këtë drejtim çmohet përvoja e gjyqësorit kanadez dhe rritja e bashkëpunimit dypalësh. Kryetarja e Gjykatës Supreme të Kanadasë, Beverli Meklehin, vlerësoi hapat e ndërmarra në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës, guri themeltar i demokracisë. Ajo vuri në dukje se pa një sistem të pavarur të gjyqësorit është vështirë të mendosh të kesh një sistem shoqëror real demokratik dhe me këtë është i lidhur dhe zhvillimi i vendit në tërësi. Znj.Meklehin shprehu gatishmërinë për bashkëpunim mes dy institucioneve dhe ndihmë për të kontribuar në forcimin e sistemit tonë të drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›